Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

RT Balkan me raportim tendencioz dhe të pavërtetë për të aktakuzuarit e shpërthimit në Ibër-Lepenc

The Geopost December 9, 2025 3 min read
Share the news

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin në kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024. 

Ndërkohë që institucionet vendase kanë bërë publike detaje mbi veprimtarinë e dyshuar terroriste dhe spiunazhin e të pandehurve, RT Balkan ka raportuar mbi rastin në mënyrë dukshëm tendencioze.

Në artikullin e saj, RT Balkan hapet me deklaratën ironizuese se “sigurisht, fajin e kanë serbët”, duke e portretizuar aktakuzën si një përpjekje të autoriteteve të Kosovës për t’i atribuuar përgjegjësinë Beogradit pa prova.

Mediumi pretendon se “Prishtina është përpjekur të fajësojë Beogradin që nga fillimi pa asnjë provë”.

Tutje paraqitet pretendimi se Serbia nuk ka pasur interes të ndërpresë furnizimin me ujë në komunat veriore të banuara kryesisht me serbë.

RT Balkan i referohet edhe deklaratave të hershme të zyrtarëve amerikanë, duke thënë se “nuk kishte prova që lidhnin Beogradin me shpërthimin” dhe se “ishte herët për përfundime”, duke e përdorur këtë për të relativizuar rezultatet e hetimeve të mëvonshme.

Më tej, raportimi e portretizon ndërhyrjen e Policisë së Kosovës pas shpërthimit si të motivuar etnikisht, duke pretenduar se policia “ka kontrolluar disa fshatra serbe në Zubin Potok duke hyrë me forcë në shtëpi dhe duke arrestuar rastësisht serbë”.

Sipas versionit të RT Balkan, u arrestuan 10 persona, përfshirë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, duke shtuar se tetë prej tyre u liruan, ndërsa vëllezërit Viçentijeviq “mbahen ende në paraburgim”.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës ka publikuar detaje të plota lidhur me rastin, duke përfshirë sasinë prej rreth 20 kilogramësh TNT, mënyrën e vendosjes së eksplozivit në kanalin e Ibër-Lepencit, dëmet e mëdha në ujësjellës dhe infrastrukturën energjetike, si dhe dyshimet serioze për spiunazh në shërbim të inteligjencës ushtarake serbe.

Sipas prokurorisë, J.V., D.V., dhe I.D akuzohen për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “spiunazhit”.

Aktakuza thotë se J.V. dhe D.V., së bashku me persona ende të panjohur, “pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv [rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene ‘TNT’] në brendësi të kanalit”.

“J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit Ibër-Lepenc, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes Ibër-Lepenc i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh”, u tha në njoftimin për media.

Raportimi i RT Balkan përputhet me narrativat e zakonshme të disa mediave serbe, të cilat synojnë të minimizojnë akuzat, të viktimizojnë të dyshuarit dhe të delegjitimojnë institucionet e Kosovës duke përdorur terminologji si “e ashtuquajtura polici e Kosovës”.

Ky rast është një tjetër shembull i mënyrës se si disa media në Serbi tentojnë të formësojnë opinionin publik nëpërmjet narrativave të njëanshme, pavarësisht provave dhe zhvillimeve të prezantuara nga organet e drejtësisë së Kosovës./TheGeopost.

Tags: Aktakuzë Kosova Prokuroria Speciale Serbia Sulmi në Iber - Lepenc

Continue Reading

Previous: Dosja e Prokurorisë: Si u organizuan koloneli serb bashkë me vëllain dhe një tjetër për sulmin në Ibër Lepenc
Next: Veteranët rusë të kthyer nga Ukraina po vazhdojnë të kryejnë krime familjare brenda Rusisë

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026
Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës 1 min read
  • Ballkan

Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës

The Geopost April 27, 2026
Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.