Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e MUP-it nën dyshimin për krime lufte në Kosovë

The Geopost April 6, 2026 3 min read
Share the news

Prokurorët në Kosovë kanë kërkuar të dielën dërgimin në paraburgim të një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ’99.

Arrestimi i të dyshuarit të shtunën, i identifikuar vetëm me inicialet A.D., nxiti reagim nga Serbia, e cila e cilësoi si të nxitur “politikisht” ndalimin e tij në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë duhet të vendosë tani për kërkesën e prokurorëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha të dielën në një njoftim për media se i dyshuari ishte pjesëtar i MUP-it serb në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut në kohën kur dyshohet se kishte kryer krimet në mars të vitit 1999 në shatin Ivajë dhe fshatrat përreth të qytetit jugor të Kosovës.

Ai dyshohet se “në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”.

Gjithashtu, ai dyshohet për rrahjen dhe torturimin “në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike” dhe shkaktimin e “lëndimeve të rënda trupore” të 13 civilëve gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor në Kaçanik.

Këta civilë ishin në mesin e 91 meshkuj që forcat serbe i kishin ndarë prej rreth 400 burrave, grave, pleqve e fëmijëve të grumbulluar për t’u dërguar në stacionin policor në Kaçanik, sipas Prokurorisë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha të shtunën në një reagim se i arrestuari është polic në pension nga një fshat i Prizrenit dhe se ndalimi i tij ishte i nxitur “politikisht”.

“Prishtina vazhdon të përndjekë popullin serb nga Kosova, siç dëshmohet nga arrestimi i sotëm i A.D. nga fshati Grnçarë në rajonin e Pomoravës së Kosovës, një ish-polic i pensionuar, 26 vjet pas konfliktit”, thuhet në reagim.

Arrestimi i tij vjen pak javë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Tags: Kosova Krime Lufte Serbia

Continue Reading

Previous: Pesë muaj pas heqjes së sanksioneve amerikane, Dodik mbetet i palëkundur nga Rusia
Next: Mujanoviq paralajmëron BE-në: Eksplozivi në tubacion gazi, inskenim në favor të Viktor Orban

Beogradi nuk shkëputet nga Moska: Deklaratat e Vulinit kundër BE-së tregojnë vazhdimin e politikës pro-ruse të Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi nuk shkëputet nga Moska: Deklaratat e Vulinit kundër BE-së tregojnë vazhdimin e politikës pro-ruse të Serbisë

The Geopost August 8, 2026
Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët 2 min read
  • Ballkan

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

The Geopost August 8, 2026
Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj 2 min read
  • Ballkan

Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj

The Geopost August 7, 2026
Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

The Geopost August 7, 2026
Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online 2 min read
  • Ballkan

Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online

The Geopost August 7, 2026
Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit

The Geopost August 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.