Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Pavarësisht reagimeve, vazhdon glorifikimi i Mlladiqit – organizohen autobusë të shumtë për funeralin e tij

The Geopost September 6, 2026 2 min read
Share the news

Pavarësisht reagimeve të vazhdueshme kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi po organizohet transport me autobusë drejt Beogradit për funeralin e Ratko Mladiqit.

Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Funerali i tij është planifikuar të mbahet më 7 shtator në Beograd, ndërsa organizatat e veteranëve në disa qytete kanë nisur organizimin e transportit për qytetarët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska që duan të marrin pjesë.

Sipas raportimeve të mediave rajonale, deri më tani bëhet fjalë për të paktën 13 autobusë të konfirmuar vetëm nga disa qytete, ndërsa nga Sarajeva Lindore ka njoftime se drejt Beogradit mund të nisen dhjetëra autobusë.

Organizata e Veteranëve të Republika Srpska (BORS) kishte njoftuar më herët organizimin e transportit për të interesuarit, ndërsa organizatat lokale më pas kanë publikuar detaje për nisjet.

Vetëm nga Bijeljina pritet të nisen të paktën shtatë autobusë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të qytetit, Miodrag Stevanoviq, ka deklaruar se, nëse paraqitet nevoja, mund të sigurohen edhe autobusë të tjerë.

Pesë autobusë janë paralajmëruar nga Zvorniku, ndërsa nga Kozarska Dubica është siguruar një autobus dhe po shqyrtohet mundësia e angazhimit të një të dyti.

Organizim më i madh është paralajmëruar nga Sarajeva Lindore. Goran Šehovac, kryetar i Asamblesë së Organizatës Komunale të Veteranëve “Ilidžanski Borac”, ka deklaruar se dhjetëra autobusë pritet të nisen drejt Beogradit.

Sipas RTRS-së, autobusët nga Sarajeva Lindore pritet t’u bashkohen atyre nga Pale, Sokolaci, Han Pijesak, Zvorniku dhe Bijeljina, ndërsa më pas të vazhdojnë së bashku drejt kryeqytetit të Serbisë. Në Bijeljina parashihet t’u bashkohen edhe autobusë nga Krajina dhe Hercegovina.

Transport është paralajmëruar gjithashtu nga Trebinja, ndërsa organizim i ngjashëm po bëhet edhe në Mal të Zi. Nga Plevlja është organizuar autobus drejt Beogradit nga qendra kulturore serbe “Patriarku Varnava”.

Organizimi në shkallë të gjerë i pjesëmarrjes në funeral vjen në një kontekst ku glorifikimi publik i Mladićit dhe figurave të tjera të dënuara për krime lufte ka shkaktuar prej vitesh reagime të ashpra në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë në rajon.

Mladiq mbetet një figurë veçanërisht e ndjeshme për shkak të rolit të tij gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dënimit përfundimtar me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, në pjesë të shoqërisë serbe dhe veçanërisht në qarqe nacionaliste, ai vazhdon të trajtohet si hero, pavarësisht vendimeve përfundimtare të drejtësisë ndërkombëtare.

The GeoPost

Tags: Ratko Mladiq

Continue Reading

Previous: Avokati serb zbulon lojën e dyfishtë të Vuçiqit: Evropës i flet ndryshe, ndërsa Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore
Next: Kosova në hartën e re të botës “Equal Earth” – Serbia nuk e mbështet rezolutën në OKB

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm”

The Geopost October 8, 2026
BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus 9 min read
  • Ballkan

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus

The Geopost October 8, 2026
“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit 2 min read
  • Ballkan

“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

The Geopost October 8, 2026
Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE 7 min read
  • Ballkan

Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.