Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Partia proserbe dhe proruse në Mal të Zi paralajmëron nisjen e betejës institucionale për çnjohjen e Kosovës

The Geopost May 11, 2026 2 min read
Share the news

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Millan Knezheviç, ka paralajmëruar sërish fillimin e një inciative për të “anuluar” njohjen e pavarësisë së Kosovës në Malin e Zi, duke nisur nga niveli lokal, për të kaluar pastaj edhe në nivelin qendror.

Partia DNP është parti proserbe e proruse.

Sipas kreut të DNP-së, i cili deri vonë ka qenë partner brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, procesi do të nisë më 12 maj, kur Kuvendi Komunal i Zetës, e cila fitoi statusin e komunës në vitin 2022, pritet të miratojë vendimin për “çnjohjen” e Kosovës.

Udhëheqja në Zetë ka tentuar disa herë të kalojë rezoluta dhe deklarata për “çnjohjen” e Kosovës, ndonëse pa fuqi juridike mbi politikën e jashtme zyrtare të Malit të Zi.

Knezheviçi shprehu pritje që vendimin e Komunës së Zetës ta ndjekin edhe komunat e tjera malazeze ku popullsia serbe përbën shumicën, pa lënë mënjanë Podgoricën.

Ai njoftoi gjithashtu se do të dërgojë në Parlamentin e Malit të Zi një deklaratë zyrtare, përmes së cilës do të kërkojë që ekzekutivi malazez të tërheqë njohjen e Kosovës.

Ndryshe, në Mal të Zi ende vazhdon debati mes forcave që mbështesin kursin euro-atlantik të vendit dhe atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën më 9 tetor të vitit 2008.

The Geopost

Tags: Kosova Mali i Zi

Continue Reading

Previous: Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit
Next: Schmidt jep dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës 6 min read
  • Ballkan

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës

The Geopost October 7, 2026
Diaspora serbe përballë Vuçiqit: Letër kongresistit amerikan Joe Wilson për pengesat në votim 3 min read
  • Ballkan

Diaspora serbe përballë Vuçiqit: Letër kongresistit amerikan Joe Wilson për pengesat në votim

The Geopost October 7, 2026
Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime 4 min read
  • Ballkan

Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime

The Geopost October 7, 2026
Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë 2 min read
  • Ballkan

Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë

The Geopost October 7, 2026
BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit 3 min read
  • Ballkan

BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit

The Geopost October 7, 2026
“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi 3 min read
  • Ballkan

“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi

The Geopost October 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.