Aleksandar Vucic, Serbia's president, during an interview at his office in Belgrade, Serbia, on Tuesday, Oct. 29, 2024. Vucic has maintained channels with both Russia and Ukraine and thinks a truce is the only way to achieve long-term peace. Photographer: Oliver Bunic/Bloomberg via Getty Images
Protestat studentore dhe krizat globale kanë lënë një gjurmë të dukshme në Ballkan gjatë vitit 2025, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se situata do të mbetet e tensionuar edhe në vitin 2026, veçanërisht për shkak të ndikimit të politikave të Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq.
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thekson se Presidenti Vuçiq ka marrë përsipër kompetenca që nuk i përkasin dhe ka shkatërruar kryesisht gjyqësorin dhe institucionet e tjera, duke cenuar sundimin e ligjit dhe duke kufizuar lirinë e medias.
“Gjithçka që ndodhi në vendet fqinje reflektoi edhe në situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ndikimi i Serbisë ka kontribuar në paqëndrueshmërinë e rajonit”, thekson Popov për DANAS.
Ai gjithashtu vlerëson se ideja e Vuçiqit për hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk kishte për qëllim përshpejtimin e integrimit, por ngadalësimin e hyrjes së Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Serbia, falë këtij regjimi, nuk është e pajtueshme me vlerat e Bashkimit Evropian. Shpresojmë që në vitin 2026 ky regjim do të hyjë në histori, gjë që do të sjellë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm të Serbisë ndaj rajonit dhe fqinjëve të saj”, shton Popov.
Topiq paralajmëron se nëse Serbia vazhdon ta kërcënojë verbalisht Kroacinë për mëkatet e së kaluarës ose të trajtojë Republikën Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë në mënyrë paternaliste, rajoni do të përballet me trazira serioze dhe paqëndrueshmëri.
Gazetari Nikola Krstiq e përshkruan Serbinë në vitin 2026 si një vend të ndarë dhe të dominuar nga regjimi aktual, që do të mbrojë interesat e tij deri në pikën e fundit të gjakut të qytetarëve, duke shndërruar vendin në një “anije koloniale”.
“Serbia do të bëhet një shembull paradigmatik për të tjerët se si duket një vend kur një qeveri autoritare, një ekonomi neoliberale dhe një e kaluar kriminale lufte kombinohen në të”, përfundon Krstiq.

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete