Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës

The Geopost October 14, 2026 2 min read
Share the news

Politologu boshnjako-amerikan, Jasmin Mujanoviq, ka vlerësuar se Serbia vazhdon të ndjekë një politikë armiqësore ndaj Kosovës dhe shteteve të tjera të ish-Jugosllavisë, duke theksuar se Beogradi bashkëpunon ngushtë me Rusinë, përfshirë në fushën e inteligjencës dhe të sigurisë.

Në një intervistë për Telegrafin, Mujanoviq ka thënë se politika e Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të shihet në kontekstin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe të bashkëpunimit ndërmjet strukturave serbe dhe ruse të inteligjencës.

“Duhet të jemi të qartë se Serbia ende ndjek një politikë thellësisht armiqësore dhe të dëmshme ndaj pothuajse të gjitha shteteve fqinje, veçanërisht ndaj shteteve që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë. Në krye të tyre janë Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi”, ka deklaruar Mujanoviq.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ndryshon qasjen dhe intensitetin e presionit ndaj këtyre vendeve, varësisht nga nevojat politike të momentit.

Mujanoviq ka theksuar se Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë në çështjet që lidhen me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke pretenduar se operativët e inteligjencës së të dyja vendeve janë aktivë në terren në Ballkanin Perëndimor.

“Ne e dimë se inteligjenca serbe dhe ajo ruse bashkëpunojnë ngushtë. E kemi ditur këtë që nga publikimi i dokumenteve qeveritare pas rënies së Nikola Gruevskit në atë që atëherë ishte Republika e Maqedonisë, ndërsa sot është Maqedonia e Veriut”, ka thënë ai.

Politologu ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, operativët serbë dhe rusë janë aktivë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke theksuar se për këtë bashkëpunim, sipas tij, ekzistojnë dëshmi bindëse.

Tags: Jasmin Mujanoviq Kina Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën 3 min read
  • Ballkan

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

The Geopost October 13, 2026
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë 2 min read
  • Ballkan

Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë

The Geopost October 13, 2026
Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi 6 min read
  • Ballkan

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

The Geopost October 13, 2026
Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit

The Geopost October 13, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj 1 min read
  • Ballkan

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.