Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Aktakuza për plagosjen e Vukashinoviqit: Familja përmend lidhjet e të dyshuarit me Milan Radoiçiqin

The Geopost September 4, 2026 4 min read
Share the news

Aktakuza e Prokurorisë së Kosovës për rastin e Milan Vukashinoviqit, serbit nga Leposaviqi i cili u plagos më 1 nëntor 2025 në fshatin Jelashcë, ka nxjerrë në dritë rrethana të reja që i paraprinë incidentit.

Familja e tij pretendon se pas ngjarjes ka hasur në heshtje nga institucionet serbe dhe se Milani ishte shënjestruar paraprakisht si “tradhtar” dhe “spiun”.

Motra e Milanit, Ivana, në një intervistë për Nova.rs, ka thënë se familja ende nuk ka marrë përgjigje për disa nga pyetjet kryesore rreth plagosjes së tij.

Sipas saj, familja ka mësuar për detajet e hetimit kryesisht përmes të dhënave të publikuara në kuadër të procedurës së zhvilluar nga Prokuroria e Kosovës dhe informacioneve për personat që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e ngjarjes.

Një prej emrave që, sipas saj, ka shkaktuar tronditje te familja është personi me inicialet A.F., të cilin ajo e identifikon si Aleksandar F., ish-koleg i saj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Familja: Milan Vushkoviq u cilësua “tradhtar” pas largimit të serbëve nga institucionet

Ivana thotë se Aleksandar F. ka pasur lidhje të afërta me Milan Radoiçiqin dhe se pas tërheqjes së pjesëtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022, ai kishte ruajtur ndikim te pjesëtarë të policisë dhe zyrtarë të tjerë në veri.

Sipas saj, fakti që Milani nuk u largua nga vendi i tij i punës bëri që ai të shënjestrohej.

“Meqë Milani nuk e la vendin e punës, Aleksandar F. e shënjestroi si tradhtar dhe spiun”, ka deklaruar ajo, duke pretenduar se personave që kishin kontakte me vëllain e saj u ishte thënë se ai ishte “armik i shtetit” dhe se do të përballej me pasoja.

Motra e tij e sheh këtë si një prej rrethanave që, sipas saj, mund të ndihmojnë në shpjegimin e asaj që ndodhi më 1 nëntor 2025.

Ajo pretendon gjithashtu se në rast nuk mund të përjashtohet përfshirja e strukturave joformale krahas strukturave shtetërore, por këto mbeten pretendime të familjes dhe duhet të vërtetohen përmes procedurave hetimore dhe gjyqësore.

Ndërkohë, familja e Vukashinoviqit pretendon se institucionet e Serbisë nuk u kanë dhënë përgjigje për rastin.

“Familja, për fat të keq, nuk ka marrë asnjë shpjegim, vetëm një mur heshtjeje. Të gjitha institucionet janë kontaktuar, por pa përgjigje”, ka thënë Ivana.

Sipas saj, hetuesit e Kosovës kanë arritur te emrat e personave të dyshuar përmes ekspertizës së telefonave të sekuestruar gjatë hetimit.

Ajo thotë se emri i Aleksandar F. nuk është përmendur nga familja, por është identifikuar përmes analizës së 11 telefonave të gjetur te Vidosav Mitroviq, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar në tentativën për vrasjen e rëndë të Vukashinoviqit.

Gjendja e Milanit mbetet e rëndë

Milan Vukashinoviqi aktualisht ndodhet në Kragujevc dhe, sipas motrës së tij, vazhdon të jetë i palëvizshëm.

Ajo pretendon se gjatë 21 ditëve të trajtimit në Qendrën Klinike të Nishit kishte pasur përmirësime në gjendjen e tij, por pas kthimit në paraburgim dhe mungesës së terapisë së rregullt, gjendja e tij është përkeqësuar.

Sipas saj, ishte miratuar vazhdimi i trajtimit në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA), por procedura ishte bllokuar në momentin e fundit.

“Kur ishte 21 ditë në Qendrën Klinike të Nishit, pati përmirësime, por pa terapi në paraburgim, gjendja e tij u kthye në pikën e mëparshme. Mori miratimin për të vazhduar trajtimin në VMA, por në momentin e fundit u bllokua”, ka deklaruar ajo.

Familja pretendon se pasojat e plagosjes mund të jenë të përhershme.

Ivana ka treguar gjithashtu për një bisedë me Aleksandar F. më 31 gusht, gjatë së cilës, sipas saj, ai kishte përmendur kontaktet e saj dhe të nënës së saj me Policinë e Kosovës.

Ajo pretendon se gjatë bisedës ato janë quajtur “tradhtare”.

Familja thotë se nuk ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta, por pretendon se biseda ka shtuar shqetësimet për sigurinë e tyre dhe për mundësinë e pengimit të trajtimit të Milanit.

Dy versione për plagosjen

Rasti i Vukashinoviqit vazhdon të karakterizohet nga dy versione të ndryshme të ngjarjes.

Hetimet po zhvillohen nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, ndërsa institucionet serbe deri tani nuk kanë dhënë një version të detajuar publik për të gjitha rrethanat e rastit.

Në hapësirën mediale në Serbi janë publikuar pretendime se Vukashinoviqi ishte arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe se ishte plagosur gjatë një përpjekjeje për arratisje.

Nga ana tjetër, pala kosovare ka pretenduar se ai ishte plagosur nga pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë dhe se më pas ishte rrëmbyer.

Deri në përfundimin e hetimeve dhe një vendim gjyqësor, këto versione dhe pretendimet për përfshirjen e personave të caktuar mbeten çështje që duhet të vërtetohen.

Plagosja e Milan Vukashinoviqit më 1 nëntor 2025 në Jelashcë vazhdon kështu të mbetet një prej rasteve më të paqarta të përplasjes së sigurisë në zonën kufitare Kosovë–Serbi, ndërsa aktakuza e Prokurorisë së Kosovës ka hapur një dritare të re mbi rrethanat që i paraprinë incidentit.

The GeoPost

Tags: Milan Radoiçiq Milan Vukashinoviq Serbia

Continue Reading

Previous: Kongresmeni Wilson: E papranueshme që regjimi i Vuçiqit përdori spyware për mbikëqyrjen e qytetarëve

Kongresmeni Wilson: E papranueshme që regjimi i Vuçiqit përdori spyware për mbikëqyrjen e qytetarëve 4 min read
  • Ballkan

Kongresmeni Wilson: E papranueshme që regjimi i Vuçiqit përdori spyware për mbikëqyrjen e qytetarëve

The Geopost September 4, 2026
Publikohen emrat e serbëve të lidhur me sulmin në Leipzig – ishin kapur me eksploziv 4 min read
  • Ballkan

Publikohen emrat e serbëve të lidhur me sulmin në Leipzig – ishin kapur me eksploziv

The Geopost September 4, 2026
Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte në Zubin Potok 2 min read
  • Ballkan

Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte në Zubin Potok

The Geopost September 3, 2026
Beogradi forcon ndikimin në Republikën Srpska, krijohet mekanizëm i ri parlamentar 2 min read
  • Ballkan

Beogradi forcon ndikimin në Republikën Srpska, krijohet mekanizëm i ri parlamentar

The Geopost September 3, 2026
I dyshuari për sabotim në Leipzig fluturoi nga Gjermania në Beograd – gazetari slloven: Serbia, qendër e rrjetit rus të sabotimeve në Evropë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

I dyshuari për sabotim në Leipzig fluturoi nga Gjermania në Beograd – gazetari slloven: Serbia, qendër e rrjetit rus të sabotimeve në Evropë

The Geopost September 3, 2026
Alarm nga Demokratët Evropianë për spiunazhin në Serbi: Në shënjestër studentë, aktivistë e opozitarë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Alarm nga Demokratët Evropianë për spiunazhin në Serbi: Në shënjestër studentë, aktivistë e opozitarë

The Geopost September 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.