Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat në rajonin e Pejës

The Geopost October 21, 2026 2 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat përreth në rajonin e Pejës.

Gjokoviq u arrestua në qershor të vitit 2022. Në atë kohë, autoritetet thanë se Gjokoviq është shtetas i Kosovës nga fshati Vitomiricë i Pejës.

Trupi gjykues tha se Gjokoviqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Në qershor të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Gjokoviqit ku thuhej se i pandehuri më 7 maj të vitit 1999, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, fillimisht rrethuan fshatin Ozdrim në komunën e Pejës, dhe më pas nisën një ofensivë ushtarake – policore, “duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç’rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë”.

“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale më 23 qershor 2023.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë, përfshirë edhe aktakuza në mungesë.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-’99.

Ndërsa, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga kjo luftë.

 

Tags: Gjykimi për krime lufte Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë
Next: “Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

The Geopost October 21, 2026
“Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi

The Geopost October 21, 2026
Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë

The Geopost October 21, 2026
Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin? 3 min read
  • Ballkan

Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin?

The Geopost October 21, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin 1 min read
  • Ballkan

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

The Geopost October 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.