Eksperti i marrëdhënieve etnike, Dushan Janjiq, ka bërë thirrje për hetim mbi lidhjet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, si dhe mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve.
Duke folur në podkastin “S Brezom”, Janjiq deklaroi se është “plotësisht legjitime” që një hetues evropian të shqyrtojë marrëdhëniet e Vuçiqit dhe familjes së tij me Orbanin.
Ai theksoi se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet projekteve infrastrukturore, përfshirë hekurudhën Beograd–Budapest, të cilën e cilësoi si një çështje që kërkon hetim të detajuar.
“Ky është një moment vërtet i rëndësishëm”, u shpreh ai.
Janjiq komentoi gjithashtu situatën rreth kompanisë Naftna Industrija Srbije (NIS), duke sugjeruar se zhvillimet lidhur me të po ndikohen nga Rusia.
Sipas tij, çështja e NIS mund të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Budapestit, të cilat – siç tha ai – kanë nisur të forcohen në mënyrë të dukshme që nga viti 2014, edhe në aspektin ideologjik.
The Geopost

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi
Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë