Demokratët Evropianë kanë reaguar pas publikimit të një hetimi të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), i cili identifikon mbi 25 raste të ndërhyrjeve në sistemin e navigimit satelitor (GNSS/GPS) në territorin e Serbisë, të ndodhura pothuajse gjithmonë gjatë protestave studentore.
Në reagimin e tyre, ata theksojnë se ndërhyrjet në sinjalet satelitore nuk janë vetëm një çështje politike, por përbëjnë edhe një rrezik serioz për sigurinë ajrore.
Sipas hetimit të BIRN-it, gjatë protestës së 23 majit në sheshin “Slavija” në Beograd, sinjale të rreme detyruan rreth dhjetë dronë të uleshin, ndërsa incidente të ngjashme më herët kishin shkaktuar shfaqjen e të dhënave të pasakta të lokacionit edhe për avionët komercialë.
Po ashtu, hetimi thekson se disa prej rasteve të ndërhyrjeve janë gjurmuar deri te burime brenda Serbisë, ndërsa autoritetet kanë refuzuar të publikojnë raportet dhe të dhënat përkatëse.
Duke iu referuar këtyre gjetjeve, Demokratët Evropianë ngritën pyetjen nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka frikë nga pamjet ajrore që dokumentojnë pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protesta.
“Një hetim i BIRN-it ka identifikuar mbi 25 raste të ndërhyrjeve në sistemin e navigimit satelitor në Serbi, pothuajse gjithmonë gjatë protestave studentore.
Gjatë protestës së 23 majit në Slavija, sinjalet e rreme detyruan rreth dhjetë dronë të uleshin, ndërsa raste të ngjashme më herët u dhanë avionëve komercialë të dhëna të pasakta për vendndodhjen. Disa ndërhyrje janë gjurmuar deri te burime brenda Serbisë, ndërsa autoritetet kanë refuzuar të bëjnë publike të gjitha raportet dhe të dhënat përkatëse”, thuhet në reagim.
Më tej, ata theksojnë se manipulimi i sinjaleve satelitore mund të rrezikojë avionët dhe njerëzit në tokë dhe se teknologji të tilla nuk mund të përdoren nga amatorë.
“Në një shtet të përgjegjshëm, një hetim i pavarur do të kishte përcaktuar tashmë se kush e përdori këtë teknologji, me çfarë autorizimi dhe pse publikut ende i mohohen përgjigjet”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.
The GeoPost

Komisionerja Evropiane ngre alarmin për Serbinë: Shoqëria civile po përballet me fushata shpifëse dhe frikësim
Simiqi e kthen aksionin kundër ndërtimeve pa leje në narrativë për “dëbimin e serbëve”
Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek para vizitës në Beograd
Luftoi për Rusinë në Ukrainë u arrestua në Bosnje dhe Hercegovinë nën dyshimin për drogë dhe armë
Publikohen materiale të reja që rikthejnë dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe në rastin ‘Panda’
Beogradi vazhdon me provokime nacionaliste, në tribunat e futbollit shfaqet “Kosova është Serbi”