Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Beogradi vazhdon me provokime nacionaliste, në tribunat e futbollit shfaqet “Kosova është Serbi”

The Geopost July 22, 2026 2 min read
Share the news

Një tjetër rast i provokimit nacionalist është shfaqur në një ndeshje futbolli, ku në tribunat e stadiumit është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, e shoqëruar me hartën e Kosovës dhe simbole serbe.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Kosova dhe Metohija”, ndërsa mesazhi i shfaqur në tribunë është interpretuar si një tjetër përpjekje për të promovuar pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Raste të tilla janë shfaqur herë pas here në stadiumet dhe tribunat e futbollit në Serbi, ku aktivitetet sportive përdoren edhe për promovimin e mesazheve politike dhe nacionaliste.

Ndërkohë, për një incident të ngjashëm ka reaguar edhe klubi irlandez Larne, pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Larne FC konfirmoi se gjatë pjesës së parë të ndeshjes, në tribunën McKay të stadiumit Inver Park, ishte shfaqur një flamur me përmbajtje politike.

“Larne FC është në dijeni të një fotografie që po qarkullon nga ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve kundër FK Crvena Zvezda në Inver Park”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Gjatë pjesës së parë, një flamur me përmbajtje politike u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën McKay. Sapo kjo u vu re, stafi i sigurisë së stadiumit reagoi menjëherë për ta hequr flamurin”, thuhet më tej në reagimin e klubit irlandez.

Incidenti ka rikthyer në vëmendje përdorimin e tribunave të futbollit për shfaqjen e mesazheve politike dhe nacionaliste, veçanërisht në ndeshjet ku përfshihen klube nga Serbia.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Mbi tri dekada pas luftës, hetuesit amerikanë marrin dëshmi për krimet serbe në Bosnje
Next: Publikohen materiale të reja që rikthejnë dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe në rastin ‘Panda’

A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin 2 min read
  • Ballkan
  • News

A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin

The Geopost October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi 5 min read
  • Ballkan
  • News

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 25, 2026
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual 1 min read
  • Ballkan
  • News

Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual

The Geopost October 25, 2026
BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare 3 min read
  • Ballkan
  • News

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

The Geopost October 25, 2026
Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij

The Geopost October 25, 2026
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit 17 min read
  • Ballkan

Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.