Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte në Zubin Potok

The Geopost September 3, 2026 2 min read
Share the news

Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

I dyshuari, R.K., u arrestua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për krime lufte në Zubin Potok. Ai dyshohet për veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Në tri varreza masive në këtë komunë në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku 23 personave.

Lidhur me gjetjen e varrezave masive, autoritetet më herët kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët gjenden në paraburgim.

Prokuroria Speciale tha se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit edhe për R.K.

Në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, gërmimet nisën në korrik dhe më 21 gusht autoritetet njoftuan për përfundimin e procesit të gërmimeve dhe zhvarrosjeve të mbetjeve mortore në tri lokacione.

Dhjetë mbetje kockore, ndërkaq, veçse janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së.

Autoritetet në Kosovë dyshojnë se mbetjet mortore të gjetura në varrezat masive në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut mund t’i përkasin “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.

Grupi prej 23 personash është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Prokuroria Speciale ka thënë se rasti i 23 personave të zhdukur është trajtuar që shtatë vjet dhe provat e mbledhura deri tani çojnë hetimin drejt tyre, por vetëm përmes identifikimit me ADN do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për ta.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.

Tags: Krime Lufte Prokuroria Speciale e Kosovës Zubin Potok

Continue Reading

Previous: Beogradi forcon ndikimin në Republikën Srpska, krijohet mekanizëm i ri parlamentar
Next: Publikohen emrat e serbëve të lidhur me sulmin në Leipzig – ishin kapur me eksploziv

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit

The Geopost October 23, 2026
Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin 11 min read
  • Ballkan

Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin

The Geopost October 22, 2026
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit 5 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit

The Geopost October 22, 2026
BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin 11 min read
  • Ballkan

BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

The Geopost October 22, 2026
Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale 8 min read
  • Ballkan

Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale

The Geopost October 22, 2026
Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

The Geopost October 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.