Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi – në një situatë ‘të jesh apo të mos jesh’

The Geopost March 19, 2023 4 min read
Share the news

Në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Presidenciale. Këto janë zgjedhjet e para të kësaj natyre në të cilat DPS nuk është në pushtet. Milo Gjukanoviq si president aktual, hyn në garë i dobësuar nga humbja e resurseve shtetërore që e ndihmuan të arrijë një rezultat të mirë në të kaluarën.

Zgjedhjet e fundit u mbajtën në një atmosferë shumë të ndryshme, kur DPS-ja mbajti një kontroll të fortë mbi pushtetin dhe Gjukanoviq fitoi në raundin e parë, duke i lënë të gjithë kandidatët mbrapa. Në atë kohë, opozita ishte në rrëmujë të plotë pas tentativës për grusht shteti nga shërbimet ruso-serbe në ditën e zgjedhjeve të 2016-së.

Pasi Kisha Ortodokse Serbe u rebelua kundër Ligjit për Liritë Fetare dhe solli njerëzit e saj në pushtet në Mal të Zi në vitin 2020, Gjukanoviq u gjend në një situatë të ngjashme me atë të Mikheil Saakashvilit në vitin 2013. Kjo është arsyeja pse këto zgjedhje janë një rast i te jesh apo te mos jesh për Gjukanoviqin dhe bllokun e tij “sovranist”.

Gjukanoviq shpërndau Kuvendin të enjten dhe shpalli Zgjedhjet Parlamentare për 11 qershor. Qeveria e Dritan Abazoviqit dhe partnerët e saj në Kuvend kanë njoftuar se do të kërkojnë vendim nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje. Zgjedhjet nuk i përshtaten Abazoviqit sepse popullariteti i tij po bie. Kjo është arsyeja pse ai po përpiqet t’i shtyjë me të gjitha mënyrat dhe për këtë arsye nuk ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Ajo që ka më shumë gjasa është që Gjukanoviq të fitojë numrin më të madh të votave dhe është vetëm çështje se kush do të dalë i dyti në raundin e parë, pra kush do ta fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve me Gjukanoviqin.

Kandidatët

Andrija Mandiq, ish-deputet i Kuvendit të Malit të Zi, një nga liderët e bllokut të Frontit Demokratik, kryetar i Demokracisë së Re Serbe. Lider i Serbëve malazezë dhe kundërshtar shumëvjeçar i Gjukanoviqit.

Ka marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në Kosovë dhe ishte ish-zëvendësministër i Ekonomisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai dyshohet për orkestrimin e trazirave pro-serbe dhe pro-ruse dhe tentativës për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të 2016-së (madje u dënua, por aktgjykimi u kthye në rigjykim).

Disa media pretendojnë se ai mban titullin e Dukës Çetnik të cilin ai nuk e ka mohuar.

Jakov Milatoviq, një nga dy liderët e lëvizjes Evropa Sad (Evropa Tani), politikan dhe ekonomist.

Ndoshta kandidati më i popullarizuar pas Gjukanoviqit. Milatoviq hyri në garën presidenciale në minutën e fundit, duke zëvendësuar Milojko Spajiq, presidentin e lëvizjes Evropa Tani, për të cilin u konstatua se ka shtetësi serbe dhe vendbanim në këtë shtet. Të dy liderët e Evropës Tani ishin ministra në qeverinë e Zdravko Krivokapiqit, e cila u negociua në manastirin e Ostrogut dhe erdhi në pushtet në vitin 2020, por zgjati vetëm një vit e gjysmë.

Spajiq dhe Milatoviq filluan një program për të rritur pagat dhe pensionet duke reduktuar shpenzimet për shëndetësinë dhe taksat e tjera. Kjo e rriti në mënyrë dramatike popullaritetin e tyre mes njerëzve, ndërsa, sipas kundërshtarëve të tyre, ka shkaktuar inflacion më të lartë dhe mungesë barnash.

Para ndërrimit, Spajiq konsiderohej kryesisht favorit kryesor i zgjedhjeve aktuale. Milatović ishte ndihmësi i tij, por tani ai ka dalë në plan të parë.

Aleksa Beçiq, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi (2020-2022). Ekonomist me profesion. Udhëheqës i partisë Demokratska Crna Gora (Mali i Zi Demokratik), e cila u formua nga ndarja e Partisë Popullore Socialiste, ish-franshiza e Millosheviqit në Mal të Zi.

Është afër Kishës Ortodokse Serbe. Ai u bë Kryetar i Parlamentit pas zgjedhjeve të suksesshme të vitit 2020, në të cilat koalicioni i tij “Mir je naša nacija” (Paqja është kombi ynë) fitoi 12.5 për qind dhe dhjetë vende në Parlament. Pas krizës politike të vitit 2022, ai u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe së bashku me qeverinë e Krivokapiqit kaloi në opozitë, ai tashmë është sërish pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe mbështetet nga Abazoviqi.

Sondazhet përkatëse parazgjedhore kanë treguar se rivali më i dëshirueshëm i Gjukanoviqit në raundin e dytë është Andrija Mandiq, fushata pajtuese e të cilit po dështon të mashtrojë votuesit sovranistë që nuk do të votojnë për Gjukanoviqin. Nëse ai do të kalonte në raundin e dytë, atëherë fitorja e Gjukanoviqit do të ishte mjaft e sigurt.

Nga ana tjetër, Milatoviq është kandidati më i pafavorshëm për t’u përballur me Gjukanoviq në raundin e dytë, pasi programi i tij populist dhe premtimi për një rritje pagash kanë rezonuar dhe kanë pasur sukses në mesin e votuesve tradicionalisht sovranistë, edhe pse Milatoviq është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe.

Largimi i Gjukanoviqit si president do të nënkuptonte një kontroll më të madh nga Beogradi dhe Moska mbi proceset në Mal të Zi dhe një konsolidim të fuqisë së forcave pro-serbe në vend. Nga ana tjetër, fitorja e Gjukanoviqit mund të nënkuptojë kthimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, por edhe zgjatjen e agonisë.

—

Shkruan për The Geopost: Lubomir Filipoviq

 

Continue Reading

Previous: Arkitektët e vërtetë të “Rusofobisë”
Next: Një përrallë për dy konspiracione ballkanike

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut 7 min read
  • Analiza
  • News

Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

The Geopost May 30, 2026
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën 4 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën

The Geopost May 25, 2026
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë 5 min read
  • Analiza

Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost May 21, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.