Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Vulin në Moskë pritet nga Lavrov për të diskutuar për BRICS: Krenar që Serbia nuk është anti-ruse

The Geopost August 15, 2024 2 min read
Share the news

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Rusi ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Vulin ka shkuar atje për të forcuar lidhjet ruso-serbe dhe kanë folur për modelet dhe mekanizmat për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe organizatës BRICS, të cilën Serbia e sheh si një aternativë të Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar. BRICS është themeluar nga Rusia, India, Kina e Brazili si rival të BE-së.

Gjatë vizitës së Vulinit, Lavrov shprehu mbështetjen e tij për “politikën e vendosur dhe konsekuente” të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa Vulin ka treguar qëndrimin e vendit të tij karshi Rusisë duke përsëritur se “është krenar që Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse dhe se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”.

“Ai falënderoi Rusinë dhe ministrin Lavrov për qëndrimin e tyre parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe mbështetjen e tyre vetëmohuese në luftën e popullit serb kundër rezolutës për Srebrenicën”, ka thënë Qeveria e Serbisë në një komunikatë për vizitën e Vulinit.

“Rusia asnjëherë nuk e ka kushtëzuar apo shantazhuar Serbinë për mbështetjen e saj të parezervë dhe se vendi ynë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është mirënjohës për këtë dhe nuk e harron miqësinë shekullore mes dy popujve tanë”, ka thënë Vulin në Rusi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, pas takimit zyrtar, ka shtruar një drekë zyrtare për zëvendëskryeministrin e qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vizita e Vulinit edhe njëherë tregon për lidhjen e fortë që ka Serbia me Rusinë pavarësisht qëndrimit të saj zyrtar se dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu bashkuar Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për agresionin e saj të nisur në Ukrainë në vitin 2022.

Vulin u sanksionua për lidhjet e tij me Rusinë dhe kjo nuk i ka penguar presidentit Vuçiq që ta shpërblejë atë në një post të lartë të qeverisë. Vulin që kur u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë ka shkuar dy herë në Moskë për të mirëmbajtur lidhjet e ngushta me Rusinë.

Serbia është zotuar se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka vazhduar tregtinë pavarësisht se shumë shtete perëndimore kanë shkëputur marrëdhëniet tregtare në mënyrë që të dobësojnë aftësinë e Rusisë në luftën në Ukrainë. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Finlanda bën thirrje për më shumë sanksione kundër kompanive kineze që tregtojnë me Rusinë
Next: Rajoni i dytë rus shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve nga Ukraina

Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë 8 min read
  • Analiza

Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë

The Geopost August 16, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit? 3 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?

The Geopost August 12, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026
A po i vjen fundi Vuçiqit? Nga Ibri te zgjedhjet, pse presidenti serb po e ashpërson retorikën 6 min read
  • Analiza
  • News

A po i vjen fundi Vuçiqit? Nga Ibri te zgjedhjet, pse presidenti serb po e ashpërson retorikën

The Geopost August 12, 2026
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla

The Geopost August 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.