Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Vuçiq në fundin e rrugës së tij

The Geopost October 1, 2025 5 min read
Share the news

Shkruan Dragan Shormaz pwr The Geopost

Politika e jashtme e Serbisë përfundimisht është përplasur në mur, pas së cilit asgjë nuk do të jetë si më parë. Ndërsa Vuçiq përjetoi një margjinalizim të plotë dhe përballje me parëndësinë e tij gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, për Serbinë pothuajse njëkohësisht mbërritën dy lajme tronditëse.

Zgjatje të re të zbatimit të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, me gjasë, nuk do të ketë. Plot nëntë muaj shtyrje nuk iu mjaftuan autoriteteve serbe për të menduar zbatimin e të vetmit zgjidhje të mundshme – nacionalizimit të kompanisë që përfaqëson shtyllën kurrizore të sektorit energjetik të Serbisë. Në vend të marrjes së këtij vendimi të vetëm të mundshëm, regjimi i Vuçiqit kërkoi zgjidhje të tjera, të gjitha ose të pamundura ose të pazbatueshme. Edhe sikur të ndodhte që në dhjetë ditët e ardhshme numri i aksioneve të nevojshme për uljen e pronësisë së Gazpromit në NIS të kalojë në duart e ndonjë kompanie tjetër, kjo nuk do të thotë se është bërë punë e mirë për Serbinë. Një transferim i tillë është i mundur vetëm me pëlqimin e SHBA-së, por edhe kjo do të thotë se Amerika është zbutur vetëm për t’u mëshiruar me qytetarët e Serbisë që janë viktima të politikës së Vuçiqit, për çdo çështje, madje edhe për energjinë! Me një qëndrim kaq të papërgjegjshëm ndaj zgjidhjes së këtij problemi me rëndësi jetike për Serbinë, Vuçiq e ka sjellë vendin në pozitën e pengut të agresionit rus ndaj Ukrainës. Zgjidhja më e mirë për Serbinë është nacionalizimi i NIS-it! Në këtë mënyrë kompania do të kalonte plotësisht në duart e shtetit dhe së shpejti, përmes tenderit, do të mund të kalonte në pronësi të një kompanie serioze perëndimore.

Lajmi i dytë tronditës për Serbinë është njoftimi i Bullgarisë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndërpresë plotësisht tranzitin e gazit rus nëpër territorin e saj. Me fjalë të tjera, Serbia në një periudhë të shkurtër do të mbetet pa mundësi për të blerë dhe transportuar më tej gaz rus, ndërkohë që këto lajme i pret krejtësisht e papërgatitur! Na mbetet të shohim nëse ky njoftim i kryeministrit bullgar, i dhënë pikërisht në Nju Jork para pak ditësh, do të realizohet!

Ajo që megjithatë është e mirë për të ardhmen e Serbisë, pavarësisht zgjimit të dhimbshëm nëpër të cilin do të duhet të kalojë, është fakti që ajo do të ndahet përfundimisht dhe përgjithmonë nga perandoria politike e inteligjencës të së keqes nga Moska dhe planet e saj shkatërruese. Kur Rusia të mbetet pa NIS-in, kjo do të thotë se ka mbetur edhe pa levën kryesore për zhvillimin e veprimeve hibride në rajon! Pa gazin dhe naftën ruse, Serbia mbetet pa argument për t’u mbrojtur nga përafrimi i politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në! Politika e “botës serbe – integralizmit – unitetit” do të përjetojë kolaps të plotë, radikalizmi do të shuhet në Serbi njëherë e përgjithmonë dhe i gjithë rajoni do të marrë frymë lirisht e të kthehet drejt reformave në të mirë të çdo qytetari të tij!

Fjalimi i Vuçiqit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte fjalim i një njeriu që nuk ka asnjë ide për botën ku jeton, krejtësisht i shkëputur nga realiteti! Ai mori një ftesë nga presidenti Trump për një pritje, ashtu si edhe 145 përfaqësues të tjerë të shteteve të tyre, por ai, me gjasë, nuk guxoi të shfaqej në atë pritje. Qoftë nga turpi për gjithçka që kishte bërë në Florida para disa muajsh apo ngaqë iu sugjerua se protokolli ishte respektuar për shkak të presidentit Trump, por që ai gjithsesi nuk ishte i mirëpritur – është krejt e njëjtë! Sekretari Rubio po, bisedoi me të dhe në fjalimin e tij, diplomatikisht, u ndal te disa gjëra pozitive (EXPO, bashkëpunimi strategjik…), por takimi për Vuçiqin ishte shumë i pakëndshëm sepse temat kryesore ishin Kosova, Dodiku, arratisja e një kinezi që duhej t’i jepej Amerikës, si dhe qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë! Më pas, iu anulua edhe takimi me sekretarin e financave me të cilin dëshironte të diskutonte për NIS-in dhe taksat, që janë më të lartat në Evropë – 35%. Ndërkohë që presidentja Osmani ishte e ftuar në Fox News, ai dha një intervistë në Newsmax-in e parëndësishëm. Vizita e tij në Nju Jork u reduktua sërish në takime me disa përfaqësues afrikanë, me të paangazhuarit… dhe paraqitjen e tij në opinionin serb si një burrë shteti i respektuar me të cilin të gjithë flasin. Por është shekulli XXI, sot të gjithë flasin me të gjithë – nuk është kjo çështja! Kjo vizitë vërtetoi atë që e kisha paralajmëruar një vit më parë – Vuçiqi ka humbur plotësisht pozitën e tij në politikën e jashtme, sidomos në SHBA dhe BE! Ai nuk përfaqëson më asgjë pozitive për Serbinë në botë, as nuk ka më kapacitet ta përfaqësojë pozitivisht vendin!

Si pasojë, për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit po afron një pranverë e vërtetë, pavarësisht pranisë së akullit rus që mbizotëron ende në hapësirën publike të Serbisë. Në vend që të kuptojë klimën e re politike që po vjen, Vuçiq dhe njerëzit e tij ende sillen si shërbëtorë ndaj padronit të tyre nga Kremlini, pa e kuptuar se bashkë me varësinë nga energjia fosile ruse do të përfundojnë në koshin e historisë. Ndërkohë që ata do të vazhdojnë të zhyten në errësirën e iluzioneve të tyre fëmijërore, Serbinë dhe gjithë rajonin me siguri e pret përafrimi i një agimi evropian dhe perspektivave të reja zhvillimore brenda kuadrit të BE-së./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vance thotë se Trump po shqyrton furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi
Next: Gjermania, Franca dhe Polonia bëjnë thirrje për lidhje më të ngushta të mbrojtjes BE-Ukrainë

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston 4 min read
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian” 6 min read
  • Analiza

Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”

The Geopost March 30, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.