Shtetet e Bashkuara nuk po konsiderojnë t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore që hoqi dorë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sullivan po komentonte një artikull të New York Times muajin e kaluar që thoshte se disa zyrtarë perëndimorë të paidentifikuar kishin sugjeruar që presidenti i SHBA Joe Biden mund t’i dorëzonte armët Ukrainës përpara se të largohej nga detyra.
“Kjo nuk është për debat, jo. “Ajo që ne po bëjmë është t’i ofrojmë Ukrainës aftësi të ndryshme konvencionale në mënyrë që ajo të mund të mbrohet në mënyrë efektive dhe të luftojë rusët, jo t’i japë asaj aftësi bërthamore,” tha ai për ABC.
Javën e kaluar, Rusia e quajti idenë “çmenduri absolute” dhe tha se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska dërgoi trupa në Ukrainë.
Kievi trashëgoi armët e tij bërthamore pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, por i hoqi ato sipas një marrëveshjeje të vitit 1994, Memorandumin e Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania./VOA/

Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit
Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane
Makthi i Putinit: Riorganizimi i ardhshëm i Kongresit
Irani emëron shefin e raketave të sanksionuara nga OKB-ja si ministër të Mbrojtjes