Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Serbia propagandon për zgjedhjet lokale në Kosovë, i quan “jetike” për Beogradin

The Geopost October 9, 2025 3 min read
Share the news

Kosova edhe njëherë u bë cak i propagandës serbe, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit kur pjesë e garës do të jetë edhe Lista Serbe.

Zgjedhjet që do të mbahen edhe tri ditë në Kosovë, sipas pretendimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuciq janë jetike për Beogradin. Duke thënë se Lista Serbe është e vetmja që mbron serbët, ai dha premtime zgjedhore sikur të ishin zgjedhjet lokale në Serbi, duke thënë:

“Ne do të krijojmë 400 vende të reja pune në Kosovë, kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe do ta bëjmë këtë në 10 ditët e ardhshme dhe që njerëzit ta dinë dhe se ne gjithmonë do të kujdesemi për ta… Lista Serbe është e vetmja që mbron serbët”, ka thënë ai.
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të parat nga prilli 2023, kur serbët në veri të Kosovës bojkotuan votimin pasi u tërhoqën nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022.

Beogradi zyrtar u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë, si dhe personave të zhvendosur në Serbi, të votojnë për Listën Serbe. Komisariati për Refugjatët i Republikës së Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë dokumente të Kosovës t’i kontaktojnë për të organizuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, siç ishte rasti për zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Për Serbinë, veçanërisht për këtë regjim despotik, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse shërbejnë si një terren stërvitjeje për të treguar se sa “të fuqishëm” dhe “të mëdhenj” janë në sytë e qytetarëve dhe votuesve të tyre.

Në deklaratat e bëra së fundi, vërehet luhatje e qëndrimeve të Vuciqit për interesa të brendshme politike në Serbi, kjo pasi ai njëherë e pranoi se Kosova është shtet, e në anën tjetër manipulon me qytetarët serbë të Kosovës se “do të hapin 400 vende të reja pune pas zgjedhjeve”.
Se Kosova ishte shkëputur nga Serbia Vuciq e tha në emisionin Hit Tvit i TV Pink,më 5 tetor.
“Së pari mbetëm pa RFJ-në, pastaj Mali i Zi u shkëput dhe pastaj Kosova u shkëput vetëm pasi Mali i Zi u shkëput… Shohim se çfarë po bën Kurti, ai po e vendos popullin e Kosovës në një pozicion të tmerrshëm”, tha Vuçiq.
Ai njoftoi një tubim të madh në mbështetje të “popullit të Kosovës” më 11 tetor, vetëm një ditë para zgjedhjeve.

Thirrje për të votuar Listën Serbe, serbëve të Kosovës iu bëri edhe presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, në Kuvendin e Krajishnikut në Kovilovo, ku mori pjesë edhe Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiç.
“Është e vetmja listë që mbron serbët në Kosovë”, pretendoi ai.

Të gjithë qytetarët e Serbisë, tha ai, janë të barabartë, dhe kjo, propagandoi ai, vlen veçanërisht për njerëzit që “u dëbuan” nga “shtëpitë e tyre shekullore dhe që gjetën shpëtimin e tyre në shtetin tonë dhe Republikën Srpska”.

Ndërkohë, dihet fare mirë se institucionet e Kosovës nuk kanë dëbuar qytetarë serbë nga shtëpitë e tyre. Madje, vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë i është drejtuar popullit serb të Kosovës në gjuhën serbe, në mënyrë që të përcjell mesazhet e sakta tek ta.
/The Geopost/

Continue Reading

Previous: “Lista Serbe – lak në fytin e serbëve të Kosovës”, Sormaz: Mos e votoni më 12 tetor
Next: Biznesi i përgjakshëm i shekullit: Rusia po e shndërron botën në një kamp rekrutimi – pse mijëra mercenarë po luftojnë kundër Ukrainës

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve 3 min read
  • Analiza

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

The Geopost June 12, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut 7 min read
  • Analiza
  • News

Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

The Geopost May 30, 2026
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën 4 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën

The Geopost May 25, 2026
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë 5 min read
  • Analiza

Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost May 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.