Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiq takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

The Geopost May 15, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua të martën me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Harchenko. Vuçiq u përballë me ambasadorin rus për ta sqaruar veten një ditë pas takimit me bashkëshorten e presidentit ukrainas, Olena Zelenskadhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Siç ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, ai ka biseduar me Bocan-Harçenkon për “periudhën e vështirë me të cilën përballet Serbia”, “luftën diplomatike në disa fronte” dhe “sfidat serioze me të cilat përballen serbët në Kosovë”, një propagandë që Vuçiq e përhap pa asnjë fakt.

“Kemi shkëmbyer mendime për përpjekjet për destabilizim të rajonit, si dhe për përpjekjet e Serbisë për të luftuar në arenën ndërkombëtare për ruajtjen jo vetëm të interesave të saj shtetërore dhe kombëtare, por edhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve mbi të cilat një rend global duhet të jetë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
Vuçiq u takua me ambasadorin rus edhe për bashkërendimin e veprimeve të tij për të kundërshtuar dhe mohuar gjenocidin në Srebrenicë. Ai shtoi se “lëvizjet arbitrare të Prishtinës dhe iniciativat si draft-rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në procesin e pajtimit, ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit në rajon.”

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë e propozuar nga Gjermania dhe Ruanda dënon mohimin e gjenocidit dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë edhe sistemin e tyre arsimor, në mënyrë që të parandalohet revizionizmi.

Ajo e shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa as populli serb dhe as përgjegjësia kolektive nuk përmenden në propozimin përfundimtar të atij dokumenti.
Në takimin me Bocan-Harchenko, Vuçiq falënderoi Rusinë për “qëndrimin e saj të vendosur në lidhje me integritetin territorial të Serbisë”.

Vuçiq për politikën e dyanshme që mban Serbia me Perëndimin dhe me Rusinë e Kinën ai e quajti si “rrugë unike” që ka zgjedhur vendi i tij.

“Ajo rrugë nuk është e lehtë, por ne llogarisim në mbështetjen e plotë të të gjithë miqve të sinqertë të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq duke treguar për arsyetimin që i dha ambasadorit rus.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e Brukselit dhe nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Të hënën, Vuçiq u takua me Olena Zelenska, kur deklaroi se Serbia është e gatshme “të ofrojë ndihmë në formën e fondeve të nevojshme për ata që kanë më shumë nevojë sot”, dhe uroi “që paqja të kthehet në çdo shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Next: Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut 7 min read
  • Analiza
  • News

Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

The Geopost May 30, 2026
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën 4 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën

The Geopost May 25, 2026
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë 5 min read
  • Analiza

Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost May 21, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.