Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Milan Radoiçiq udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës

The Geopost September 27, 2023 3 min read
Share the news

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video sot gjatë ditës që tregon se pjesë e grupit terrorist ka qenë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ai tha se kjo e dëshmon qartë se prapa sulmit terrorist qëndron Lista Serbe, e cila mbështetet nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radoiçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan. Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla dje konfirmoi se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiqit.
“Në këto materiale, poashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të SHBA-së, Milan

Radoicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla para gazetarëve teksa ka prezantuar armatimin që u kap dje në veri.

Para Sveçlës, për prezencën e Radoiçiçit ka shkruar edhe mediumi boshnjak “Istraga” raporton se nënkryetari i Listës Serbe është në mesin e sulmuesve të plagosur në Banjskë të Zveçanit.
Milan Radoiçiq i cili prej kohësh është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listë të zezë të Amerikës, ndodhet në Serbi dhe po trajtohet në spital, sipas medias “Istraga”.

Mediumi raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radoiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radoiçiq është mirë.

Radioiçiqi ishte zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe pak muaj pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, më 2018.

Vuçiq ka bashkëpunuar me Radoiçiçin për politikat e tij në veriun e Kosovës.

Më 2 shkurt të këtij viti, Radoiçiqi ka marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin e Serbisë. I ftuar aty ka qenë edhe presidenti serb, Vuçiq. Ai ishte parë duke i shtrënguar duart me Radoiçiqin.

Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar Radoiçiqin, bashkë me Zvonko Vesellinoviqin, vëllain e tij, Zharkon, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Në sqarim është thënë se Radoiçiqi ka qenë zëvendës i Zvonko Vesellinoviqit dhe udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal, kur Vesellinoviq është tërhequr për pak kohë.

Po ashtu, është thënë se Radoiçiqi ka qenë përgjegjës për kontrabandën e armëve në grupin e krimit të organizuar të Vesellinoviqit. Radoiçiqi nuk është deklaruar për këto akuza./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Si ta detyroni Rusinë të paguajë për të rindërtuar Ukrainën
Next: Loja e pushtetit të Rusisë në Ballkan vazhdon ndërsa tensionet në Kosovë shpërthejnë

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70 9 min read
  • Analiza
  • News

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70

The Geopost June 23, 2026
Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur 3 min read
  • Analiza

Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur

The Geopost June 21, 2026
Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit! 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!

The Geopost June 17, 2026
Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve 3 min read
  • Analiza

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

The Geopost June 12, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.