Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Gjykata Evropiane shpall Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e MH17 dhe krimet e luftës në Ukrainë

The Geopost July 10, 2025 2 min read
Share the news

Gjyqtarët e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) kanë vendosur se Rusia është përgjegjëse për shkelje të shumta të së drejtës ndërkombëtare gjatë luftës në Ukrainë dhe rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines MH17 në vitin 2014, i cili vrau 298 pasagjerë dhe ekuipazh.

Gjykata më e lartë e të drejtave të njeriut në Evropë lëshoi ve ndimin më 9 korrik në një çështje të ngritur nga Holanda – 196 shtetas holandezë ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar mbi hapësirën ajrore ukrainase – dhe Ukraina, e cila akuzoi Rusinë për vrasje, torturë, përdhunim, shkatërrim të infrastrukturës civile dhe rrëmbim të fëmijëve ukrainas që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Moskës në shkurt 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do ta injoronte vendimin kryesisht simbolik sepse “ne e konsiderojmë të pavlefshëm”.

Rusia nuk është më një shtet nënshkrues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe pse Rusia më parë ishte anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ajo nuk ka qenë anëtare që nga shtatori 2022, pas përjashtimit të saj nga Këshilli i Evropës për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Duke njoftuar vendimet prej 501 faqesh, Presidenti i Gjykatës Mattias Guyomar deklaroi se GJEDNJ kishte konstatuar se shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë shkuan përtej çdo objektivi ushtarak.

Forcat ruse shkelën të drejtën ndërkombëtare humanitare në Ukrainë duke vrarë dhe plagosur “mijëra civilë” në sulme që “përhapën frikë dhe terror”, tha Guyomar.

Ai tha gjithashtu se Rusia përdori dhunën seksuale si pjesë të një strategjie për të thyer moralin e ukrainasve.

“Përdorimi i përdhunimit si armë lufte ishte një akt mizorie ekstreme që arrinte në torturë”, vazhdoi Guyomar.

Veçmas, GJEDNJ e gjeti Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines më 17 korrik 2014. Në atë kohë, Boeing 777, në rrugën nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua nga një raketë Buk e prodhuar në Rusi, e lëshuar nga territori në Ukrainën lindore i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e fluturimit MH17 dhe vdekjen e të gjithë atyre që ishin në bord”, tha GJEDNJ në një deklaratë.

Ai shtoi se Rusia ishte gjithashtu përgjegjëse për vuajtjet shtesë të familjeve të viktimave duke mohuar përfshirjen në incident dhe duke penguar hetimin.

“[Vendimi i gjykatës] konfirmon atë që kemi ditur dhe ndjerë gjatë gjithë kohës”, tha Ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp, duke përshëndetur vendimin në një postim në faqen e tij X./Rferl/

Continue Reading

Previous: Ukraina pëson sulmin më të madh teksa Trump kritikon Putinin
Next: Raporti i Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut ngre shqetësime në lidhje me të ashtuquajturin projekt Bota Serbe

Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit

The Geopost August 25, 2026
OKUPIMI RUS PA ASNJË USHTAR: Si u bë Serbia një poligon për operacionet hibride të Putinit? 7 min read
  • Analiza
  • News

OKUPIMI RUS PA ASNJË USHTAR: Si u bë Serbia një poligon për operacionet hibride të Putinit?

The Geopost August 22, 2026
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve 2 min read
  • Analiza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve

The Geopost August 19, 2026
Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit 6 min read
  • Analiza
  • Siguri

Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit

The Geopost August 17, 2026
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë 8 min read
  • Analiza

Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë

The Geopost August 16, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.