Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka mbajtur një fjalim pro rus në Maqedoni të Veriut, me rastin e kremtimit të festës nacionale serbe “Shën Spasi”.
Dodik, i cili njihet për politikat proruse, ka kritikuar BE-në për gjoja lëshime, derisa Maqedoninë e Veriut e përdori si shembull të joparimitetit të Bashkimit Evropian.
“Ne jemi në rrugën evropiane, por shohim se është pikërisht ajo Evropa që është turpëruar më shumë në Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë shumë lëshime dhe ka fituar pak nga ajo Evropë. Dhe një ditë do të duhet të ndalemi dhe të mendojmë me kujdes nëse do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Dodik.
“Të jetojë Maqedonia, të jetojë Serbia, të jetojë Republika Srpska dhe të jetojë Rusia vëllazërore”, shtoi ai.
Dodik, i cili është në listën e zezë e ShBA-së mes tjerash mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe dërgoi porosi anti-NATO.
“Çfarë mbeti nga Evropa? Ndonjë vlerë? Cilat vlera? Ku janë?”
Për vizitën e Dodik në Maqedoni të Veriut ka reaguar Lidhja Demokratike Boshnjake e Maqedonisë së Veriut, duke kritikuar ashpër faktin që Dodik u pranua nga zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht faktit se ai është në listën e zezë të SHBA-së “për shkak të politikave të tij gjenocidale dhe korrupsionit”./The Geopost/

Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane
Makthi i Putinit: Riorganizimi i ardhshëm i Kongresit