Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

The Geopost November 21, 2026 2 min read
Share the news

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka vlerësuar deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke e cilësuar atë si personin e duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.

Në një reagim në rrjetin social X, Kandiq ka shkruar se Kamberi është deputeti i duhur për këtë pozitë, ndonëse ka theksuar se nuk ka votuar për të.

“Shaip Kamberi është deputeti i duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar ajo.

Kamberi është politikan shqiptar nga Tërnoci i Madh i Bujanocit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD). Ai përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, që përfshin komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi.

Kamberi ka qenë kryetar i Komunës së Bujanocit dhe prej vitesh është pjesë e Kuvendit të Serbisë, ku ka ngritur vazhdimisht çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore, përdorimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.

Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2026, ai ishte bartës i listës “Koalicioni Shqiptar”, ndërsa mandati i tij i deputetit u konfirmua më 17 nëntor 2026.

Kamberi ka qenë një nga zërat më të artikuluar të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke kërkuar zbatimin e të drejtave të garantuara për pakicat kombëtare dhe trajtim të barabartë institucional.

Tags: Natasha Kandiq Serbia Shaip Kamberi

Continue Reading

Previous: Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz
Next: Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

The Geopost November 21, 2026
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz 5 min read
  • Botë
  • News

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

The Geopost November 21, 2026
Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

The Geopost November 21, 2026
Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës

The Geopost November 21, 2026
Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës? 4 min read
  • Ballkan

Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës?

The Geopost November 21, 2026
Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.