Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Lituania rrit gatishmërinë ushtarake përballë kërcënimeve ruse, zgjeron rekrutimin

The Geopost October 30, 2026 2 min read
Share the news

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga mbi 5,000 në rreth 7,500, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar gatishmërinë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes i Lituanisë e miratoi të enjten afatin kohor për këtë ndryshim, ndërsa presidenti Gitanas Nausėda njoftoi se numri i personave që do të thirren për shërbim ushtarak do të rritet me gati 50 për qind.

Sipas sistemit aktual, Lituania rekruton çdo vit vetëm një numër të caktuar burrash, ndërsa modeli universal do të përfshinte të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore, me përjashtimet e përcaktuara me ligj.

Zbatimi i këtij ndryshimi vlerësohet se do të kushtojë nga 100 deri në 120 milionë euro. Ndërkohë, deri në vitin 2040, Lituania synon ta rrisë rezervën e saj aktive ushtarake nga rreth 50,000 në 74,000 personel.

Kryeministri Mindaugas Sinkevicius tha se qeveria kishte kërkuar që sistemi i ri të zbatohej më herët, por kishte pranuar t’i jepte ushtrisë më shumë kohë për përgatitjet e nevojshme.

“Ushtria ka deklaruar qartë se do të jetë gati deri në vitin 2032”, deklaroi Sinkevicius, duke theksuar se për zbatimin e planit nevojitet trajnimi i rreth 300 instruktorëve shtesë, si dhe zgjerimi i kapaciteteve akomoduese për rekrutët.

Lituania e riktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015, një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, duke braktisur kështu modelin e mëparshëm të një ushtrie tërësisht profesionale.

Vendimi për zgjerimin e rekrutimit vjen në një kohë kur Lituania, së bashku me vendet e tjera baltike dhe Poloninë, po shton përpjekjet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Këto shtete kanë shprehur shqetësime për një agresion të mundshëm rus dhe për shtimin e kërcënimeve hibride përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Në këtë kontekst, Lituania është përballur me operacione të dyshuara ruse dhe incidente të përsëritura me dronë. Në shtator, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore lituaneze nga Bjellorusia. Ndërsa në tetor, një tjetër dron i dyshuar shpërtheu mbi territorin e vendit, duke detyruar banorët të kërkonin strehim.

The GeoPost

Tags: Lituania NATO

Continue Reading

Previous: Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë
Next: E diela në Rusi: Tensione, bisedime dhe ‘terror’

E diela në Rusi: Tensione, bisedime dhe ‘terror’ 8 min read
  • Botë
  • News

E diela në Rusi: Tensione, bisedime dhe ‘terror’

The Geopost October 30, 2026
Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë 2 min read
  • Botë
  • News

Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë

The Geopost October 30, 2026
Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet 1 min read
  • Ballkan
  • News

Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

The Geopost October 30, 2026
FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete 2 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete

The Geopost October 30, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Katër skenarët për Izraelin pas zgjedhjeve: Netanyahu, opozita apo zgjedhje të reja? 7 min read
  • Botë

Katër skenarët për Izraelin pas zgjedhjeve: Netanyahu, opozita apo zgjedhje të reja?

The Geopost October 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.