Automjete të Xhandarmërisë të projektuara për shpërndarjen e demonstratave dhe zmbrapsjen e protestuesve, të cilat u panë sot duke lëvizur nëpër Beograd, tani janë vendosur para hyrjes kryesore të ndërtesës së Presidencës, pranë Parkut Pionir.
Disa automjete të Xhandarmërisë, të destinuara për shpërndarjen e demonstratave dhe zmbrapsjen e protestuesve, u vunë re sot në qendër të Beogradit.
Automjete të ngjashme u përdorën verën e kaluar në Novi Sad për të larguar turmat e qytetarëve nga bulevardet e qytetit.
Portali Nova.rs publikoi një fotografi që shfaq automjete të Xhandarmërisë para hyrjes së ndërtesës së Presidencës.
Në kryqëzimin e rrugëve “Knez Millosh” dhe “Mbreti Milan”, pranë pikës së njohur si “Londra”, vunë re sot disa automjete të Xhandarmërisë për shpërndarjen e demonstratave, të cilat po lëviznin drejt Terazisë.
Automjeteve iu lejua të kalonin përmes një bllokade policore që kishte ndërprerë qarkullimin në rrugën “Knez Millosh”.
Sipas raportimeve një kolonë prej rreth 20 automjetesh të Xhandarmërisë u pa më herët gjatë ditës në autostradën Beograd–Nish, duke lëvizur në drejtim të Beogradit.


Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit
Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara
A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual