Anijet ruse të peshkimit spiunojnë kabllot nënujore në brigjet britanike.
Gjatë katër vjetëve e gjysmë të fundit, anijet civile ruse kanë ndaluar mbi kabllot kritike nënujore ose kanë lundruar përgjatë tyre më shumë se 500 herë.
Këto kabllo lidhin Mbretërinë e Bashkuar me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan thetelegraph.
Rusia po i shfrytëzon këto aktivitete për të vëzhguar shtratin e detit dhe për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të kabllove, në mënyrë që ato të mund të dëmtohen në rast të një konflikti me NATO-n.
Anijet ruse kanë qëndruar më së shumti mbi kabllon nënujore Atlantic Crossing 1, në veri të Skocisë, ku kanë kaluar gjithsej 337 orë. Prej tyre, 322 orë janë regjistruar gjatë prillit të vitit 2023.
NATO ka deklaruar se është në dijeni të aktiviteteve të anijeve ruse të peshkimit dhe se po i monitoron ato.
Sipas një burimi të cituar nga gazeta The Telegraph, në kuvertat e disa prej këtyre anijeve nuk janë parë kurrë peshq, çka ngre dyshime për qëllimin e vërtetë të aktiviteteve të tyre.

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35
Ukraina zbulon detajet e operacionit sekret “Vivaldi”
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Rubio: Askush nuk po e fiton luftën në Ukrainë, SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për paqe
Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftë me SHBA-në
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s