residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian, por nuk do të ndryshojë qëndrimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Jemi në rrugën drejt Evropës, mos na largoni prej saj”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se Serbia dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit evropian, ndërsa njëkohësisht të ruajë politikën e saj ndaj Moskës.
Ai ka vlerësuar se Serbia deri më tani ka arritur t’i ruajë me sukses vlerat e shoqërisë tradicionale, duke e paraqitur këtë si një nga parimet që udhëheqin politikën e vendit.
Duke folur për raportet me Rusinë, Vuçiq ka përsëritur se Beogradi nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës dhe nuk planifikon ta bëjë këtë as në të ardhmen.
“Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të vendosim asnjë sanksion kundër Federatës Ruse”, ka deklaruar presidenti serb.
Qëndrimi i Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë mbetet një çështje e rëndësishme në raportet e Serbisë me Bashkimin Evropian.
Pavarësisht synimit për anëtarësim në BE, Serbia nuk është rreshtuar me politikën e sanksioneve të bllokut kundër Moskës pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Q: Do you actually need the EU?
Serbia’s Vučić: We are on the European path, don’t knock us off it.
So far, we have successfully preserved the values of our traditional society.
We are the only country in Europe that has not introduced sanctions against Russia, and we will not introduce any sanctions against the Russian Federation.
— Clash Report (@clashreport) October 20, 2026

Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë
Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin?
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin
Eurodeputeti austriak i reagon Brnabiqit: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi
Pas letrës së Brnabiq, Parlamenti Evropian deklaron se nuk do ta ndryshojë delegacionin për zgjedhjet në Serbi