Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

The Geopost October 18, 2026 2 min read
Share the news

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Kosova po përmendet në fushatë, por kryesisht për akuza politike dhe mesazhe nacionaliste.

Pushteti dhe kundërshtarët e tij përsërisin politikat, pa ofruar zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje.

“Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans.

Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit. Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë. Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha Goran Jeshiq, nga Koalicioni “Serbia Evropiane”.

Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin.

Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu. Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

Tags: Kosova Serbia Zgjedhjet ne Serbi

Continue Reading

Previous: Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen
Next: Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë më shumë armatim

Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave 4 min read
  • Ballkan
  • News

Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave

The Geopost October 18, 2026
Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake 1 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

The Geopost October 18, 2026
SHBA, Kina, Rusia, kongresmenët me nismë ligjore për të verifikuar kush nga Ballkani me cilat shtete bashkëpunon ushtarakisht 3 min read
  • Ballkan
  • News

SHBA, Kina, Rusia, kongresmenët me nismë ligjore për të verifikuar kush nga Ballkani me cilat shtete bashkëpunon ushtarakisht

The Geopost October 18, 2026
Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë më shumë armatim 2 min read
  • Ballkan
  • Botë

Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë më shumë armatim

The Geopost October 18, 2026
Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen 8 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen

The Geopost October 17, 2026
Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus

The Geopost October 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.