Mihail Zvinçuk, drejtuesi i rrjetit informativ rus ‘Ribar’, bashkëshortja e tij dhe tre shtetas të tjerë rusë janë dëbuar nga Mali i Zi për arsye të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së brendshme.
Ambasadori rus i ka përcjellë në aeroportin e Podgoricës, nga ku ata pritej të udhëtonin drejt Beogradit, me kërkesën e tyre.
Autoritetet malazeze kanë ndaluar pesë shtetasit rusë në Risan, në një aksion të përbashkët të policisë dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare, pas të cilit ndaj tyre janë nxjerrë vendime për dëbim nga vendi.
Mes tyre është Mihail Sergejeviç Zvinçuk (35), themeluesi dhe drejtuesi i rrjetit informativ ‘Ribar’, i njohur për publikimin e përmbajtjeve që lidhen me interesat ruse.
Është ndaluar edhe bashkëshortja e tij, Valerija Vladimirovna Zvinquk (37), si dhe Sergej Romanoviq Belous (35), Pavel Vladimiroviq Lekatorquk (43) dhe Kira Igorevna Doroshenko (21).
Sipas portalit malazez ‘Vijesti’, pesë shtetasit rusë kanë mbërritur në aeroportin e Podgoricës të shoqëruar nga ambasadori rus, Aleksandar Lukashik. Ata kanë kërkuar të udhëtojnë drejt Serbisë, ndërsa largimi i tyre pritej rreth orës 22:00.
Nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi është bërë e ditur se vendimet për dëbim janë marrë pas përpunimit kriminalistik, operacional dhe të inteligjencës, me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe sigurinë e brendshme.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për aktivitetet e rrjetit informativ rus ‘Ribar’ në Mal të Zi dhe vlerësimet e sigurisë që çuan në dëbimin e drejtuesit të tij dhe bashkëpunëtorëve.
Megjithatë, autoritetet malazeze nuk kanë dhënë detaje për aktivitetet konkrete që çuan në marrjen e këtyre vendimeve.
The Geopost

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj
“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën
Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi