Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar të mërkurën, në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, duke kërkuar që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.
Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të një grupi të armatosur në Banjskë.
“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Ambasada ka ritheksuar gjithashtu thirrjen për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për sulmin.
“Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet në postim.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe disa nga sulmuesit.
Trevjetori i sulmit është shënuar me homazhe dhe aktivitete përkujtimore në Kosovë, ndërsa çështja e përgjegjësisë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm vazhdon të jetë pjesë e kërkesave të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
The GeoPost

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan