Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kanë përshëndetur një marrëveshje të re të sigurisë mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës.
Duke folur para ceremonisë së nënshkrimit, Trump e cilësoi marrëveshjen si “të jashtëzakonshme”, duke thënë se për të ishte punuar për një kohë të gjatë.
“Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Evropën dhe për Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti amerikan, shkruan skynews.
Frederiksen, e cila foli pas Trumpit, e përshëndeti gjithashtu marrëveshjen dhe theksoi rëndësinë e aleancës mes Danimarkës dhe SHBA-së.
“SHBA-ja është një aleat tek i cili gjithmonë kemi mundur të mbështetemi”, tha kryeministrja daneze.
Ajo shtoi se marrëveshja e re është “edhe më e madhe dhe më e mirë” dhe se, sipas saj, mund të zgjasë përgjithmonë.
Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh mes Uashingtonit dhe Kopenhagës lidhur me Grenlandën, territor autonom të Mbretërisë së Danimarkës.
Trump ka shprehur vazhdimisht interesin për ta marrë kontrollin e Grenlandës, duke e argumentuar këtë me rëndësinë strategjike dhe të sigurisë së ishullit.
The GeoPost

Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale
Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus
SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit
Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite