Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiqit

The Geopost September 5, 2026 3 min read
Share the news

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e saj të planifikuar në Serbi.

Në një postim në profilin e saj X, Kos deklaroi se glorifikimi i Ratko Mlladiq-it, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë, pas vdekjes së tij, është “i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga drejt Bashkimit Evropian”.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës. Ratko Mlladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se vlerat që përfaqësojnë “themelin e së ardhmes sonë të përbashkët nuk janë subjekt i negociatave”.

“Në këtë kontekst, kam vendosur të mos e zhvilloj vizitën time të planifikuar në Serbi në këtë kohë”, tha ajo.

Më herët gjatë ditës, Kos paralajmëroi se sjellja e autoriteteve serbe në lidhje me funeralin e kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiq do të jetë një provë e madhe për Beogradin zyrtar, i cili do të tregojë nëse ai ndan vlerat evropiane.

“Po ndodhin shumë gjëra në Serbi tani dhe ne po i monitorojmë nga afër. E gjithë kjo mund të ketë ndikim në mënyrën se si shtetet anëtare e vlerësojnë Serbinë. Nuk ka të bëjë vetëm me pjesën teknike, apo me atë që po bëjnë në procesin e pranimit, por mbi të gjitha me mënyrën se si ato përputhen me vlerat tona”, tha Kos.

Thomas Byrne, Ministri Irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, ka paralajmëruar se funerali shtetëror i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë serbe në funeral është e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë po “punojnë shumë prapa skenave” për këtë çështje.

“Mendoj se një funeral shtetëror do të ishte i papranueshëm. Për aq sa kuptoj unë, në fakt nuk ka një funeral shtetëror, por është plotësisht e mundur që zyrtarë të lartë qeveritarë t’i bëjnë homazhe këtij njeriu. Pra, edhe kjo është e papranueshme”, tha Byrne përpara një takimi ministror informal BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Irlandë.

Tribunali i Hagës e dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021.

Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër rreth 8,000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995.

Mlladiq u dënua gjithashtu për persekutim dhe transferim me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

 

Ratko Mladić was convicted of genocide, crimes against humanity and war crimes. The return of his remains to Belgrade reminds Europe of the darkest pages in our recent history.

The glorification surrounding his death is incompatible with the values on which the EU path is…

— Marta Kos (@MartaKosEU) September 4, 2026

Tags: Marta Kos Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike
Next: Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra

The Geopost September 5, 2026
Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt 2 min read
  • Botë
  • News

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

The Geopost September 5, 2026
Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në

The Geopost September 5, 2026
Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz 7 min read
  • Ballkan
  • News

Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

The Geopost September 5, 2026
Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike 7 min read
  • News

Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike

The Geopost September 4, 2026
I dyshuari për spiunazh në Kosovë i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • News

I dyshuari për spiunazh në Kosovë i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin

The Geopost September 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.