Çdo përpjekje për të fituar qasje të paautorizuar në të dhënat e qytetarëve ose të kundërshtarëve politikë duhet të jetë e papranueshme, njoftoi Komisioni Evropian.
Bashkimi Evropian (BE) është në dijeni të pretendimeve të reja për përdorimin e softuerëve spiunë për mbikëqyrjen e paligjshme të aktivistëve studentorë dhe politikanëve të opozitës në Serbi, dhe Komisioni Evropian thotë se një praktikë e tillë do të ishte e papranueshme nëse do të konfirmohej.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian i tha REL se çdo përpjekje për të fituar qasje të paautorizuar në të dhënat e qytetarëve ose të kundërshtarëve politikë duhet të konsiderohet e papranueshme, nëse konstatohet se ajo ka ndodhur vërtet.
Reagimi i Brukselit erdhi pasi Fondacioni SHARE njoftoi më 2 shtator se, që nga fillimi i vitit 2026, të paktën 14 persona në Serbi ishin vënë në shënjestër të softuerëve spiunë të avancuar.
Organizata deklaron se kjo është vala më e madhe e një mbikëqyrjeje të tillë e dokumentuar deri më tani në vend.
Mes personave të vënë në shënjestër, sipas organizatës SHARE, kishte anëtarë të lëvizjes studentore, aktivistë, një deputet dhe një këshilltar lokal nga partitë opozitare. Periudha gjatë së cilës u regjistruan rastet përkon me zgjedhjet lokale të mbajtura më 29 mars.
Studentja Ela Zeković tha më 2 shtator, në konferencën e parë për shtyp të studentëve që po mbanin bllokadën, se studentët ishin shënjestër e softuerëve të specializuar të spiunimit dhe deklaroi se bëhej fjalë për teknologji që u shitet ekskluzivisht shteteve.
The GeoPost

Aktakuzë ndaj 35 personave për masakrën në Prekaz
Kryeterroristi Milan Radoiçiq bëhet pronar i pesë parcelave në Novi Pazar
Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit
Gjermania heton lidhje me Serbinë dhe Poloninë pas dronit me eksplozivë në Leipzig
Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit ‘në mënyrë aktive’ akte sabotimi