Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit ‘në mënyrë aktive’ akte sabotimi

The Geopost September 4, 2026 2 min read
Share the news

Shërbimi danez i inteligjencës ka ngritur alarmin për kërcënimin rus, duke paralajmëruar se Moska po përgatit në mënyrë aktive operacione sabotimi në Danimarkë, me fokus të veçantë te industria e mbrojtjes.

Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) deklaroi për AFP se shërbimet ruse të inteligjencës po përgatisin operacione që synojnë industrinë daneze të mbrojtjes.

Sipas PET, agjentët rusë po përpiqen të rekrutojnë edhe qytetarë të zakonshëm danezë përmes rrjeteve sociale, duke u kërkuar atyre të fotografojnë objekte apo ambiente që mund të përdoren më pas për planifikimin e operacioneve të sabotimit.

Emil Graesholm, drejtues i kundërzbulimit në PET, tha se agjencia vendosi të bëjë publike mënyrën e veprimit të shërbimeve ruse pikërisht sepse këto operacione nuk duken domosdoshmërisht si skenarë klasikë spiunazhi.

“Gjërat nuk kanë nevojë të duken si një film me spiunë”, është thelbi i paralajmërimit të tij, transmeton Telegrafi.

Alarmi danez vjen në një moment kur vendet evropiane po përballen me një seri incidentesh që dyshohet se lidhen me luftën hibride ruse, përfshirë sabotime, sulme kibernetike dhe operacione të dyshuara me dronë.

Paralajmërimi u bë publik gjithashtu pas incidentit në Gjermani me një dron të pajisur me eksplozivë, rast që zyrtarët evropianë e kanë lidhur me kërcënimin e sabotimit të sponsorizuar nga shteti.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi incidentin si një veprim që mbart të gjitha shenjat e “terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”, ndërsa ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së diskutuan masat e mundshme kundër Rusisë.

Bashkimi Evropian ka vendosur tashmë rreth dy duzina paketash sanksionesh ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duke prekur më shumë se 3,000 individë dhe entitete, përfshirë zyrtarë, oligarkë, banka, kompani energjetike dhe prodhues dronësh.

Danimarka konsiderohet një nga mbështetësit më të fuqishëm evropianë të Ukrainës. Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, Kopenhaga ka ofruar të paktën 10 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe rreth 1 miliard euro ndihmë civile.

Vetëm në qershor, Danimarka njoftoi paketën e 30-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 577 milionë euro, e cila përfshin municione, armë, pajisje dhe trajnime për ushtarët ukrainas.

PET kishte paralajmëruar që në vitin 2024 se kërcënimi rus ndaj Danimarkës ishte rritur.

Tani, sipas inteligjencës daneze, rreziku nuk kufizohet më vetëm te lufta tradicionale. Sabotimi i infrastrukturës, mbledhja e informacionit dhe rekrutimi i qytetarëve përmes internetit po shihen si pjesë e një lufte hibride që mund të zhvillohet në heshtje, larg vijës së frontit në Ukrainë.

Tags: Danimarka Rusia

Continue Reading

Previous: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Australi
Next: Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit 4 min read
  • Botë
  • News

Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit

The Geopost September 4, 2026
Gjermania heton lidhje me Serbinë dhe Poloninë pas dronit me eksplozivë në Leipzig 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania heton lidhje me Serbinë dhe Poloninë pas dronit me eksplozivë në Leipzig

The Geopost September 4, 2026
Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore 2 min read
  • Botë
  • News

Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

The Geopost September 4, 2026
SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Australi 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Australi

The Geopost September 4, 2026
Ambasadori amerikan në NATO paralajmëron: Putini mund të shkojë përtej Ukrainës 1 min read
  • Botë
  • News

Ambasadori amerikan në NATO paralajmëron: Putini mund të shkojë përtej Ukrainës

The Geopost September 4, 2026
Si po përhapet propaganda e Kremlinit nëpër Serbi 5 min read
  • Botë

Si po përhapet propaganda e Kremlinit nëpër Serbi

The Geopost September 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.