Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Veselinoviq sulmon Vuçiqin për funeralin e Mlladiqit: Do të gjunjëzohet mbi varrin e kujtdo për përfitime politike

The Geopost September 2, 2026 2 min read

epa01020273 Serbian ultranationalist Serbian Radical Party top official Aleksandar Vucic puts on placards made like street-name signs with title 'Ratko Mladic boulevard' on a major Belgrade street, recently renamed after slain pro-Western prime minister Zoran Djindjic. Mladic, a former Bosnian Serb military chief wanted on genocide charges over the 1995 Srebrenica massacre of 8,000 Muslims, remains at large more than 11 years since he was indicted by The Hague-based UN war crimes tribunal., 26 May 2007. Street signs with name of Hague fugitive Ratko Mladic were placed on the New Belgrade AVNOJ boulevard (name from komunist era of former Yugoslavia), after government approved that boulevard will get name of assassinated Serbian Prime Minister Zoran Djindjic. EPA/OLIVER BUNIC

Share the news

Politikani opozitar serb Janko Veselinoviq ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë që ky i fundit të marrë pjesë në funeralin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq.

Në një deklaratë për gazetën serbe Danas, Veselinoviq e akuzoi Vuçiqin për oportunizëm politik, duke pretenduar se presidenti serb është i gatshëm të shfrytëzojë edhe ngjarje të tilla për përfitime politike.

“Frikacak dhe oportunist politik. Ai do të gjunjëzohet te varri i kujtdo nëse kjo i sjell pikë politike”, deklaroi Veselinoviq.

Sipas tij, vendimi i Vuçiqit për pjesëmarrjen në funeral do të përcaktohet nga kalkulimet politike dhe këshilltarët e tij.

Veselinoviq e akuzoi gjithashtu presidentin serb për lidhje me retorikën nacionaliste të viteve 1990, duke pretenduar se Vuçiq ishte “krijuesi politik” i sloganit “100 myslimanë për një serb”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Serbi është rikthyer debati për mënyrën se si duhet të trajtohet figura e Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Mlladiqi, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, u shpall fajtor nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Në Serbi, ndërkohë, figura e tij vazhdon të jetë subjekt i përplasjeve të forta politike. Grupet nacionaliste dhe një pjesë e mbështetësve të tij e paraqesin atë si figurë heroike, ndërsa viktimat e luftës, familjet e tyre dhe organizatat që dokumentojnë krimet e luftës kundërshtojnë çdo përpjekje për glorifikimin ose rehabilitimin e tij.

Veselinoviq e ka lidhur këtë debat drejtpërdrejt me mënyrën se si Vuçiqi mund ta përdorë politikisht funeralin e Mlladiqit.

“Mladiqi, i gjallë apo i vdekur, është njësoj për Vuçiqin – një copë asfalt ose kanalizim që e premton, por nuk e mban kurrë”, tha ai për Danas, duke e përdorur këtë krahasim për të kritikuar atë që e konsideron si mospërmbushje të premtimeve politike nga presidenti serb.

Pjesëmarrja e Vuçiqit në funeral do të kishte peshë të veçantë politike, duke pasur parasysh të kaluarën e tij politike dhe përpjekjet e Serbisë për të ruajtur një ekuilibër mes retorikës së brendshme nacionaliste dhe marrëdhënieve me partnerët perëndimorë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Kongresmeni amerikan: Vuçiq është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane

Kongresmeni amerikan: Vuçiq është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresmeni amerikan: Vuçiq është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane

The Geopost September 2, 2026
Tetë kalime kufitare në gjashtë ditë, çfarë bënte shtetasi rus në Mal të Zi para vrasjes së trefishtë? 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Tetë kalime kufitare në gjashtë ditë, çfarë bënte shtetasi rus në Mal të Zi para vrasjes së trefishtë?

The Geopost September 1, 2026
Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin 6 min read
  • Ballkan

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin

The Geopost September 1, 2026
Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

The Geopost September 1, 2026
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë

The Geopost August 31, 2026
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë 13 min read
  • Ballkan

Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.