Stojkoviq postoi një foto në profilin e tij në Facebook ku shihen oficerë policie pranë makinës së tij.
“Kontroll i makinës sime, sepse shkruaj në Twitter, ngre padi penale kundër Vuçiqit për safarin me snajperë në Sarajevë dhe ankohem te Grupi VW se distributori i tyre i përgjithshëm po bashkëpunon me autoritetet në Serbi për shkeljet e të drejtave të njeriut”, shkroi Stojkoviq.
Njoftimi i tij vjen pas një sërë përplasjesh me autoritetet dhe procedurave ligjore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Arrestimi dhe vendimi i Gjykatës së Apelit
Stojkoviq u arrestua në dhjetor 2025 me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, me dyshimin për thirrje për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.
Në qershor 2026, u njoftua se Gjykata e Apelit në Beograd kishte rrëzuar vendimin për paraburgimin e tij dhe i kishte gjetur vendimet në lidhje me paraburgimin dhe ndalimin e përdorimit të internetit si të paligjshme.
Stojkoviqi është veçanërisht i njohur për publikun në Bosnjë dhe Hercegovinë për pikëpamjet e tij mbi ngjarjet e kohës së luftës, Ratko Mlladiqin, gjenocidin e Srebrenicës, Milorad Dodikun dhe rolin e Beogradit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ai është një nga të paktat figura publike nga Serbia që avokon hapur që Serbia të përballet me të kaluarën e saj të luftës dhe të marrë përgjegjësi për ngjarjet gjatë luftërave të viteve 1990.
The GeoPost

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur
BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa