Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ku dyshohet për ekzistencën e një varri masiv.
Përmes një deklarate, Ministria shqiptare ka shprehur mbështetjen për Kosovën në përpjekjet për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës dhe për të vendosur drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.
“Zbulimi i një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten të hapura”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Sipas Tiranës zyrtare, çdo zbulim i mbetjeve mortore përbën një hap të rëndësishëm drejt identifikimit të viktimave dhe zbardhjes së së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës.
“Çdo zbulim i tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe prova që flasin vetë”, thuhet më tej në deklaratë, ku theksohet nevoja që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen dhe drejtësia të vihet në vend.
Ministria shqiptare ka vënë në dukje edhe dhimbjen e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre të zhdukur.
“Për familjet që kanë pritur për më shumë se dy dekada për të mësuar fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, të vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në reagim.
Në fund, Shqipëria ka përsëritur mbështetjen e saj për Kosovën në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur, duke theksuar se zbardhja e së vërtetës historike është e domosdoshme për një pajtim të qëndrueshëm.
“Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur, për të vendosur drejtësi dhe për të ruajtur të vërtetën historike. Pa të vërtetën, nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, përfundon deklarata.
Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur,në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.
Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.
The GeoPost
Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.
Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një…
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) July 31, 2026

BE-ja drejt reformës së zgjerimit: Integrim gradual për vendet kandidate dhe kontrolle më të rrepta
Shtetësi për “përfitim të veçantë”: Çfarë ndodhi me bizneset e rusëve në Bosnje?
SHBA-të nisin ‘sulmin ekonomik’ ndaj Iranit, kërkojnë që vendet të shkurtojnë ‘linjat e ndihmës’ që mbështesin Teheranin
BBC: “Gushti i Zi” rikthehet në Rusi: Mallkimi i muajit që shoqëron krizat dhe sfidon Putinin
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
Edhe kur largohen nga Rusia, Putini ua vështirëson rusëve shkëputjen nga shtetësia