Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

The Geopost July 28, 2026 1 min read
Share the news

Senati i Shteteve të Bashkuara ka hedhur një hap përpara drejt miratimit të një pakete të re sanksionesh ndaj Rusisë dhe Iranit, në një përpjekje për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës.

Sipas raportimeve të Bloomberg, senatorët amerikanë kanë arritur një marrëveshje për një projektligj që i jep presidentit Donald Trump kompetenca për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave ruse.

Në bazë të propozimit, administrata amerikane do të mund të vendosë tarifa deri në 500 për qind ndaj importeve nga Rusia.

Gjithashtu, parashikohen tarifa shtesë prej 100 për qind ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë, gaz apo burime të tjera energjetike ruse.

Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, Senati mund ta miratojë projektligjin që këtë javë. Megjithatë, hyrja e tij në fuqi pritet të vonohet për shkak të pushimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nuk pritet të ndodhë para muajit shtator.

Masat e reja synojnë të kufizojnë të ardhurat që Rusia siguron nga eksportet energjetike dhe të godasin vendet që vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Moskën, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Projektligji vjen në një kohë kur Uashingtoni po kërkon mënyra të reja për të shtuar presionin ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e saj ndërkombëtare.

The GeoPost

Tags: Rusia SHBA

Continue Reading

Previous: Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Next: Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij 2 min read
  • Botë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij

The Geopost October 28, 2026
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin? 6 min read
  • Botë

Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

The Geopost October 28, 2026
Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi 3 min read
  • Botë

Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi

The Geopost October 25, 2026
Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë 2 min read
  • Botë
  • News

Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

The Geopost October 25, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

The Geopost October 24, 2026
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata” 1 min read
  • Botë
  • News

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.