Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Arrestohet një kineze në selinë e NATO-s në Belgjikë, dyshohet për spiunazh

The Geopost July 27, 2026 3 min read
Share the news

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze është arrestuar në Belgjikë dhe është akuzuar për spiunazh, ndërsa punonte si praktikante në selinë operative të NATO-s, kanë bërë të ditur autoritetet belge.

Prokuroria Federale e Belgjikës njoftoi se ka nisur një hetim për spiunazh pasi shërbimet e sigurisë së NATO-s kanë informuar inteligjencën ushtarake belge për dyshimet ndaj saj.

Sipas autoriteteve, e dyshuara u arrestua të premten, një ditë pasi u kryen bastisje në banesën dhe vendin e saj të punës brenda selisë së Komandës Supreme të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), që ndodhet në qytetin Mons të Belgjikës.

“Ajo dyshohet për spiunazh në emër të një vendi të tretë dhe për anëtare të një organizate kriminale”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Federale belge.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e gruas dhe as shtetin për të cilin dyshohet se ka vepruar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Selia strategjike e NATO-s në Mons është një nga qendrat më të rëndësishme ushtarake të aleancës, ku planifikohen dhe drejtohen operacionet, strategjitë dhe aktivitetet e përbashkëta të vendeve anëtare. Në këtë strukturë ndodhet edhe Qendra e Sigurisë Kibernetike e NATO-s.

Nga NATO është bërë e ditur se rasti nuk ka ndikuar në funksionimin e aleancës dhe në kapacitetet e saj operacionale.

“Në këtë kohë, nuk ka asnjë tregues se gatishmëria operacionale e NATO-s ose SHAPE, marrëveshjet e komandës dhe kontrollit apo detyrat në vazhdim janë prekur negativisht. SHAPE vazhdon të përmbushë përgjegjësitë e saj pa ndërprerje”, deklaroi koloneli Martin L. O’Donnell, zëdhënës i SHAPE.

Arrestimi ka rikthyer vëmendjen te kërcënimet e spiunazhit dhe ndërhyrjeve të huaja ndaj institucioneve të sigurisë perëndimore, në një kohë kur NATO e ka cilësuar Kinën si një nga sfidat strategjike të sigurisë.

Në vitin 2021, udhëheqësit e NATO-s e përshkruan Kinën si një “sfidë sistemike”, duke akuzuar Pekinin për përpjekje për të dobësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, zhvillim të fshehtë ushtarak dhe përdorim të fushatave të dezinformimit.

Qeveria kineze ka kundërshtuar vazhdimisht këto vlerësime, duke deklaruar se zhvillimi i kapaciteteve të saj ushtarake është vetëm mbrojtës dhe nuk paraqet kërcënim për vendet e tjera.

Rasti në Belgjikë vjen në një periudhë të ndjeshme për NATO-n, e cila po përballet me sfida të shumta të sigurisë, përfshirë luftën në Ukrainë, kërcënimet kibernetike dhe debatet e brendshme për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Aleanca prej 32 vendesh vitin e kaluar miratoi objektivin për rritjen e investimeve në mbrojtje deri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pas presionit të vazhdueshëm nga presidenti amerikan Donald Trump që vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e përbashkët.

Arrestimi i të dyshuarës është rasti më i fundit që vë në pah shqetësimet e NATO-s për përpjekjet e mundshme të infiltrimit dhe mbledhjes së informacioneve të ndjeshme brenda strukturave të saj.

The GeoPost

Tags: Kina NATO Spiunazh

Continue Reading

Previous: Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore
Next: Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh 3 min read
  • Botë
  • News

Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh

The Geopost September 13, 2026
OKB paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës deri më tani 3 min read
  • Botë
  • News

OKB paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës deri më tani

The Geopost September 13, 2026
Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës 2 min read
  • Botë
  • News

Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës

The Geopost September 13, 2026
Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami

The Geopost September 13, 2026
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt 2 min read
  • Botë
  • News

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

The Geopost September 13, 2026
Ukraina i dorëzon SHBA-së një listë me “nevoja ushtarake”, përfshirë kërkesat për mbrojtjen ajrore 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina i dorëzon SHBA-së një listë me “nevoja ushtarake”, përfshirë kërkesat për mbrojtjen ajrore

The Geopost September 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.