Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani mund të ketë zhvendosur rezervat e tij me uranium të pasuruar në një objekt tjetër në zonën e Natanzit, por theksoi se SHBA-ja nuk ka konfirmim zyrtar për këtë.
Duke komentuar raportimet e mediave amerikane se materiali bërthamor iranian mund të jetë transferuar në një vend të njohur si Mali Pickaxe, Trump tha se ekziston mundësia që kjo të ketë ndodhur.
“Unë mendoj se mund ta kenë bërë. Nuk e kemi të regjistruar si fakt të konfirmuar”, u shpreh ai, shkruan skynews.
Çështja e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit është kthyer në një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes Teheranit dhe kundërshtarëve të tij.
Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Izraeli beson se ka identifikuar vendndodhjen e mijëra centrifugave iraniane për pasurimin e uraniumit.
Trump paralajmëroi gjithashtu se zona mund të jetë objektiv i një sulmi të mundshëm amerikan.
“Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë për këtë”, deklaroi presidenti amerikan.
Deklaratat vijnë në një kohë kur programi bërthamor i Iranit mbetet në qendër të tensioneve ndërkombëtare dhe përplasjeve ushtarake në Lindjen e Mesme.
Reporter: Do you believe that Iran has moved nuclear centrifuges?
Trump: We follow the material. That’s where the action is, and we’ll be hitting that area very probably pretty soon.
There’s not much they can do about it. Normally, I wouldn’t say that.
If I thought they could… pic.twitter.com/MUxwYdwEoo
— Clash Report (@clashreport) July 21, 2026

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Estonia paralajmëron Evropën: Ish-luftëtarët rusë mund të bëhen armë e Kremlinit
Ushtria amerikane nis një valë të re sulmesh kundër Iranit
BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën, Von der Leyen: Mbështetja jonë do të vazhdojë
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?