Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste për “spastrim etnik”

The Geopost July 14, 2026 2 min read
Share the news

Kosova e ka shpallur “persona non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke i ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen dhe kalimin tranzit në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë pasi Paunoviq deklaroi se, “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se deklarata e ministres serbe përbën vazhdimësi të një politike shtetërore që, sipas tij, për dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e Paunoviqit si person i padëshirueshëm.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezhana Paunović e kam shpallur persona non grata, të padëshirueshme, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës. Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai theksoi se gjuha e përdorur nga ministrja serbe duhet të dënohet nga të gjitha shtetet, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe nxitëse të urrejtjes.

Sipas Sveçlës, çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me “përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”.

Vendimi nënkupton se Paunoviq nuk do të lejohet të hyjë apo të kalojë transit në territorin e Kosovës.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës
Next: Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë 2 min read
  • Ballkan

Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

The Geopost July 14, 2026
BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës 3 min read
  • Ballkan

BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

The Geopost July 14, 2026
I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq? 7 min read
  • Ballkan

I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq?

The Geopost July 14, 2026
Opozita në Serbi kërkon shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Opozita në Serbi kërkon shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

The Geopost July 14, 2026
Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim 2 min read
  • Ballkan

Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim

The Geopost July 13, 2026
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën 1 min read
  • Ballkan

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

The Geopost July 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.