Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

“Super e marta” e zgjerimit: Mali i Zi dhe Shqipëria përparojnë në negociata, Serbia mbetet prapa

The Geopost July 14, 2026 4 min read
Share the news

Sot në Bruksel, Mali i Zi do të kalojë një tjetër etapë në negociatat me Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht më shumë se gjysmën e kapitujve negociues.

Shqipëria do të mbyllë për herë të parë kapituj negociues, ndërsa Ukraina dhe Moldavia do të hapin secila nga një klaster të ri negociatash.

E njohur jozyrtarisht si “Super e marta”, kjo ditë shënon organizimin e numrit më të madh të konferencave ndërqeveritare në më shumë se dy dekada.

“Sot po zhvillohet numri më i madh i konferencave ndërqeveritare për anëtarësim që nga viti 2002. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e zgjerimit”, tha ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

“Kemi pasur një periudhë me angazhim shumë intensiv dhe të rëndësishëm për zgjerimin, ndërsa këtë ditë e shohim si një moment vërtet të rëndësishëm në këtë proces”, shtoi ai.

Mali i Zi do të mbyllë përkohësisht dy kapituj negociues, duke e çuar në 18 numrin e kapitujve të mbyllur nga gjithsej 33 në procesin e negociatave me BE-në.

Shqipëria, e cila konsiderohet vendi i dytë më i avancuar në procesin e zgjerimit, do të mbyllë për herë të parë tre kapituj negociues.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë, e cila po nis mbylljen e kapitujve negociues. Mali i Zi, që është vendi më i avancuar në procesin e zgjerimit, do të mbyllë sot edhe dy kapituj të tjerë. Prandaj, kjo është një ditë për t’u festuar, por edhe një ditë për të shikuar përpara dhe për të punuar edhe më shumë. Ne kemi mbështetjen e shteteve anëtare, por vetëm nëse vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre. Pikërisht kësaj duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Javëve të fundit, institucionet evropiane punuan që në këtë të ashtuquajtur “Super të martë” të mbaheshin pesë konferenca ndërqeveritare.

Ato u përpoqën t’i bindnin shtetet anëtare që edhe Serbia ta hapte klasterin 3 të negociatave po këtë ditë, por nuk u arrit konsensus, pasi për mbajtjen e çdo konference ndërqeveritare kërkohet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Irlanda, e cila mban Presidencën e radhës të BE-së deri më 31 dhjetor, tha se do t’i vazhdojë përpjekjet për të arritur një konsensus edhe për Serbinë.

“Serbia është vend kandidat për anëtarësim dhe kjo është një çështje për të cilën do të vazhdojmë të diskutojmë me shtetet anëtare. Ka ende punë për t’u bërë, por si ministër irlandez jam i përkushtuar të vazhdojmë dialogun si me shtetet anëtare, ashtu edhe me Serbinë, për të parë se si mund të ecë përpara procesi i saj i anëtarësimit”, tha Byrne.

Kos tha se për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit, një vend kandidat duhet t’i përmbushë detyrimet e tij.

Ajo tha se Komisioni Evropian duhet t’u argumentojë shteteve anëtare përse propozon hapa të caktuar, siç ishte në këtë rast hapja e klasterit 3 për Serbinë.

Megjithatë, sipas saj, vendimi përfundimtar varet nga pajtimi i të gjitha shteteve anëtare, të cilat duhet të binden se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për ta lejuar vendin kandidat të vazhdojë procesin e anëtarësimit.

“Pas prapakthimit të evidentuar në Raportin e Zgjerimit të vitit të kaluar, është shënuar njëfarë përparimi. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Së fundmi kemi marrë sinjale nga Serbia se është e gatshme të harmonizohet më shumë me orientimet strategjike të Bashkimit Evropian”, tha Kos.

Gjatë ditës, secili delegacion do të zhvillojë takime të veçanta me përfaqësuesit e BE-së.

Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat për anëtarësim deri në fund të vitit 2027, ndërsa Irlanda vlerëson se Mali i Zi mund ta mbyllë këtë proces deri në fund të këtij viti.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo aplikoi për anëtarësim në fund të vitit 2022, por kërkesa e saj ende nuk është shqyrtuar.

The GeoPost

Today is a Super Tuesday for EU enlargement.

For the first time in over 2 decades, we are holding four accession conferences on the same day.

Our four front runners Ukraine, Moldova, Albania and Montenegro are all taking major steps forward.

With Ukraine and Moldova, we are… pic.twitter.com/piUZLMuCYc

— Marta Kos (@MartaKosEU) July 14, 2026

Tags: BE Mali i Zi Marta Kos Moldavia Serbia Shqipëria Ukraina

Continue Reading

Previous: Doli kundër luftës në Ukrainë, politikani rus e pëson, arrestohet nga autoritetet

Doli kundër luftës në Ukrainë, politikani rus e pëson, arrestohet nga autoritetet 3 min read
  • Botë

Doli kundër luftës në Ukrainë, politikani rus e pëson, arrestohet nga autoritetet

The Geopost July 14, 2026
Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës 1 min read
  • Botë

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

The Geopost July 14, 2026
NyTimes: Brenda operacionit sekret të Izraelit për të kultivuar Mahmoud Ahmedinexhatin 8 min read
  • Botë

NyTimes: Brenda operacionit sekret të Izraelit për të kultivuar Mahmoud Ahmedinexhatin

The Geopost July 14, 2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë 2 min read
  • Botë

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

The Geopost July 14, 2026
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike 1 min read
  • Botë

Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike

The Geopost July 13, 2026
Dalin pamjet e sulmit të SHBA-së në Iran, tensionet vazhdojnë të rriten 1 min read
  • Botë

Dalin pamjet e sulmit të SHBA-së në Iran, tensionet vazhdojnë të rriten

The Geopost July 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.