Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim

The Geopost July 13, 2026 2 min read
Share the news

Vdekja e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq, i njohur për hetimet e tij mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, si dhe për pretendimet se nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor gjatë paraburgimit, ka rikthyer në vëmendje rastin e Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili prej tetë muajsh ndodhet në paraburgim në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vukashinoviqi u plagos më 1 nëntor 2025 në fshatin Jellashcë të Leposaviqit, në rrethana që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Sipas familjes së tij, ai u rrëmbye nga persona të maskuar dhe të uniformuar, të cilët dyshohet se ishin pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, dhe më pas u dërgua në Serbi pa dijeninë e familjarëve.

Sipas raportimit të mediumit serb Nova.rs, motra e tij, Ivana Vukashinoviq, ka deklaruar se familja nuk pret zbardhjen e rastit derisa të ndryshojë pushteti në Serbi.

Ajo akuzon institucionet serbe se nuk kanë zhvilluar hetime efektive për plagosjen e vëllait të saj dhe se ai nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor gjatë kohës që ndodhet në paraburgim.

Sipas familjes, Vukashinoviqi është i paralizuar dhe një plumb vazhdon të ndodhet në shtyllën e tij kurrizore.

Sipas dëshmisë së vetë Vukashinoviqit, ai ishte nisur për një takim në zonën e Leposaviqit kur automjeti i tij hasi në një pengesë të vendosur në rrugë. Më pas, persona të armatosur hapën zjarr ndaj tij. Edhe pse i plagosur disa herë nga pas, ai arriti të dilte nga automjeti.

Avokati i tij, Ivan Niniq, ka deklaruar se pas sulmit klienti i tij u mor nga persona të panjohur dhe u transportua në Serbinë qendrore, ndërsa familja pretendon se nuk ishte njoftuar për vendndodhjen e tij.

Në një reagim të publikuar më herët në platformën X, avokati Niniq njoftoi se kishte dorëzuar kallëzim penal në emër të nënës së Vukashinoviqit në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

“Meqenëse për pesë ditë askush nuk dha asnjë njoftim zyrtar lidhur me sulmin me armë ndaj Milan Vukashinoviqit, kam dorëzuar kallëzim penal për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë kundër personave të panjohur – pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, kishte shkruar ai.

Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë bërë publik ndonjë rezultat të hetimeve për plagosjen e Vukashinoviqit dhe nuk kanë identifikuar autorët e sulmit. Familja vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtim të përshtatshëm mjekësor për të.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Next: Opozita në Serbi kërkon shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Beogradi forcon ndikimin në Republikën Srpska, krijohet mekanizëm i ri parlamentar 2 min read
  • Ballkan

Beogradi forcon ndikimin në Republikën Srpska, krijohet mekanizëm i ri parlamentar

The Geopost September 3, 2026
I dyshuari për sabotim në Leipzig fluturoi nga Gjermania në Beograd – gazetari slloven: Serbia, qendër e rrjetit rus të sabotimeve në Evropë 1 min read
  • Ballkan
  • Siguri

I dyshuari për sabotim në Leipzig fluturoi nga Gjermania në Beograd – gazetari slloven: Serbia, qendër e rrjetit rus të sabotimeve në Evropë

The Geopost September 3, 2026
Alarm nga Demokratët Evropianë për spiunazhin në Serbi: Në shënjestër studentë, aktivistë e opozitarë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Alarm nga Demokratët Evropianë për spiunazhin në Serbi: Në shënjestër studentë, aktivistë e opozitarë

The Geopost September 3, 2026
Alarm në Serbi: Dhjetëra aktivistë dhe figura të opozitës u shënjestruan me programe spiune para zgjedhjeve 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Alarm në Serbi: Dhjetëra aktivistë dhe figura të opozitës u shënjestruan me programe spiune para zgjedhjeve

The Geopost September 3, 2026
Kremlini shqetësohet për fatin e Vuçiqit: Frikë nga humbja e ndikimit rus në Serbi dhe Ballkan pas zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Kremlini shqetësohet për fatin e Vuçiqit: Frikë nga humbja e ndikimit rus në Serbi dhe Ballkan pas zgjedhjeve

The Geopost September 3, 2026
Spiunazhi, propaganda dhe dezinformimi: Si po zhvillohet lufta hibride e Serbisë ndaj Kosovës? Flet eksperti i sigurisë, Drizan Shala 2 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Spiunazhi, propaganda dhe dezinformimi: Si po zhvillohet lufta hibride e Serbisë ndaj Kosovës? Flet eksperti i sigurisë, Drizan Shala

The Geopost September 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.