Mijëra mbështetës të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban u mblodhën në Budapest për të protestuar kundër planit të qeverisë së re për shkarkimin e presidentit Tamas Sulyok.
Protesta, e organizuar nga partia Fidesz, u mbajt përpara Pallatit Sandor, rezidencës zyrtare të presidentit. Protestuesit kundërshtuan ndryshimet kushtetuese të propozuara nga qeveria e kryeministrit Peter Magyar, të cilat parashikojnë ndërprerjen e mandatit të Sulyok.
Ndryshimet e propozuara, ndër të tjera, parashikojnë përfundimin e mandatit të Presidentit të Republikës Tamas Sulyok, si dhe kufizimin e kohëzgjatjes së mandatit parlamentar në Asamblenë Kombëtare në një maksimum prej 12 vjetësh.
Organizatorët e protestës e cilësuan nismën si një sulm ndaj institucioneve demokratike dhe paralajmëruan se largimi i presidentit përmes një amendamenti kushtetues krijon një precedent të rrezikshëm. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë së re, ndërsa disa pjesëmarrës akuzuan kryeministrin Magyar për tendenca autoritare.
Nga ana tjetër, qeveria argumenton se presidenti Tamas Sulyok, i zgjedhur gjatë qeverisjes së Orbanit, ka dështuar të mbrojë rendin demokratik dhe ka miratuar ligje që, sipas saj, kanë dobësuar institucionet e shtetit. Për këtë arsye, ekzekutivi kërkon përfundimin e mandatit të tij përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ky ishte protestimi i parë i madh i organizuar nga Fidesz që prej humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare të prillit, të cilat i dhanë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit.
The GeoPost

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit