Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ukraina do të marrë raketa Patriot nga SHBA-ja

The Geopost July 10, 2026 1 min read
Share the news

Ukraina pritet të marrë në ditët e ardhshme raketa të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference për media, ai tha se ka arritur marrëveshje të veçanta edhe me vendet evropiane për furnizime të reja ushtarake.

Lideri ukrainas sqaroi se ende nuk janë përcaktuar data të sakta, por raketa shtesë të tipit PAC-3, të përdorura nga sistemet Patriot, do t’i dërgohen Ukrainës.

“Kam pasur gjithashtu marrëveshje të ndara me evropianët. Nuk ka ende data konkrete, por do të sigurohen raketa shtesë PAC-3”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se, sipas tij, avantazhi i vetëm që i ka mbetur presidentit rus Vladimir Putin janë raketat balistike.

“Rusia nuk ka mbetur me asgjë tjetër. Ukraina është forcuar si në fushën e betejës, ashtu edhe në mbrojtjen ajrore”, tha ai.

Sipas tij, situata aktuale paraqet një “dritare unike mundësie” për Ukrainën, e cila duhet të shfrytëzohet për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse dhe për të zmbrapsur sulmet ruse.

Sistemet Patriot konsiderohen ndër mbrojtjet ajrore më të avancuara në botë dhe janë të afta të interceptojnë raketa balistike, raketa lundruese dhe avionë luftarakë.

Tags: Rusi SHBA Ukraina

Continue Reading

Previous: Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte
Next: Goditje e re për Putinin – rafineria strategjike e Saratovit ndalon prodhimin pas sulmit me dronë

Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit 6 min read
  • Botë

Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit

The Geopost October 12, 2026
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi 9 min read
  • News

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

The Geopost October 12, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.