Tre shtetas rusë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Malit të Zi, pasi gjatë kontrollit kufitar u janë gjetur sasi të konsiderueshme pajisjesh të sofistikuara dixhitale dhe kompjuterike, për të cilat nuk kanë pasur dokumentacion dhe nuk kanë dhënë shpjegim të qartë mbi origjinën dhe qëllimin e tyre.
Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, inspektorët për të huajt kanë marrë vendime për anulimin e qëndrimit të tyre, duke marrë parasysh rrethanat që kanë ngritur dyshime mbi qëllimin e vizitës dhe përdorimin e pajisjeve të gjetura.
Personat e ndaluar janë identifikuar me inicialet AS (38), IK (26) dhe AI (38), dhe janë kontrolluar si pjesë e mbikëqyrjes së shtuar të kufirit shtetëror.
“Gjatë kontrollit të personave të lartpërmendur, u gjet një sasi e madhe pajisjesh dixhitale dhe kompjuterike të shtrenjta dhe të sofistikuara, për të cilat personat nuk posedonin dokumentacion dhe as nuk mund të jepnin një shpjegim të qartë të origjinës dhe qëllimit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas vendimeve për anulimin e qëndrimit, tre shtetasit rusë janë larguar nga territori i Malit të Zi.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore në Plevlja.
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të qëndrimit të tyre dhe qëllimin e përdorimit të pajisjeve të sekuestruara.
The GeoPost

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit