Profesori i asociuar në Universitetin e Beogradit, Ivan Videnoviq, ka kritikuar ashpër mënyrën se si trajtohen hetimet gazetareske në Serbi, duke thënë se çështjet që lidhen me ndikimin rus në vend mbeten të paprekura.
Në një reagim publik, Videnoviq tha se gazetarët hulumtues në Serbi kanë në dispozicion mijëra tema që lidhen me lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave e partive proruse, por se ato nuk po hetohen.
“Gazetarët hulumtues serbë kanë të paktën 4.032 tema për lidhjet e agjentëve rusë në Serbi me Rusinë dhe për rrjedhat e errëta të financimit të organizatave dhe partive proruse në Serbi. Por askush nuk i prek. Asnjëra nuk hetohet”, u shpreh ai.
Sipas Videnoviqit, arsyeja është frika nga strukturat ruse të sigurisë dhe grupet nacionaliste në Serbi.
“Sepse nga kjo mund të përfundosh në shënjestër të FSB-së, GRU-së, Levijatanit dhe Patrullave Popullore”, deklaroi ai.
Profesori kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si përqendrim të panevojshëm në çështje më pak të ndjeshme politikisht, duke pretenduar se është shumë më e lehtë të krijohen afera ndaj institucioneve perëndimore sesa të hetohen rrjetet e ndikimit rus.
“Është shumë më e lehtë të krijosh një aferë ndaj qeverisë gjermane përmes një punonjësi të GIZ-it, nga e cila me një kërkesë të vetme merr të gjitha informacionet me interes publik”, tha Videnoviq.
Deklarimet e Videnoviqit lidhen edhe me kritikat e vazhdueshme ndaj gjendjes së lirisë së medias në Serbi.
Organizata ndërkombëtare dhe vendase për lirinë e shtypit kanë raportuar vazhdimisht për presion politik, kontroll të madh të mediave kombëtare dhe kufizim të hapësirës për gazetarinë hulumtuese.
Ekspertët argumentojnë se dominimi i mediave nga pushteti i presidentit Aleksandar Vuçiq ka krijuar një klimë ku temat që lidhen me ndikimin rus, shërbimet e inteligjencës dhe financimin e rrjeteve proruse rrallë trajtohen nga mediat kryesore, ndërsa vëmendja zhvendoset drejt çështjeve që nuk prekin interesat e regjimit.
The GeoPost

Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në Gazimestan, kontrolle të rrepta gjatë tubimit për Vidovdan
Beteja e Kosovës dhe Millosheviqi në Gazimestan: Si u përdor historia për politikë dhe mobilizim të serbëve
Trajkoviq: Politikat e Vuçiqit i kanë shtyrë serbët e Kosovës në një krizë të thellë
Vuçiq kërcënon nga Beogradi: Nesër do ta shihni forcën e ushtrisë
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
‘Shumë shqetësuese’: Gjetjet e reja të HRW mbi importet e mundshme të spiunazhit në Serbi