Një hetim i publikuar nga platforma Gen Zette zbulon se shteti serb, përmes kompanisë Telekom Srbija, po zgjeron ndikimin e tij në tregun mediatik të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke përdorur si shembull kanalin televiziv NewsMax Polska.
Sipas hetimit, NewsMax Polska operohet nga kompania Newsmax Gateway B.V., e cila paraqitet si degë e NewsMax Balkans. Kjo e fundit, sipas të njëjtit burim, kontrollohet përfundimisht nga Telekom Srbija, ku aksioneri kryesor është shteti serb.
Sipas Gen Zette, megjithëse Telekom Srbija ka raportuar humbje financiare ndër vite, kompania ka vazhduar investimet në sektorin mediatik jashtë Serbisë.
Në analizë, ky model krahasohet me strategjinë e ndjekur në Hungari, ku zgjerimi i pronësisë mediatike është konsideruar nga kritikët si instrument për ndikim politik.
Sipas artikullit, NewsMax Polska prezantohet si një media me profil të ngjashëm me markën amerikane Newsmax, ndërsa përmbajtja e saj promovon narrativa konservatore, anti-Bashkim Evropian dhe, sipas autorëve të hetimit, edhe qëndrime që përputhen me narrativat pro-ruse.
Hetimi sugjeron se Polonia është zgjedhur si pikënisje për zgjerimin e këtij rrjeti mediatik, me synimin për të shtrirë ndikimin edhe në vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumaninë.
Kjo lidhet edhe me faktin se Polonia dhe shtetet baltike kanë qenë ndër vendet më kritike ndaj procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në artikull përmenden edhe të dhëna nga Eurobarometri 2025, sipas të cilave ekspozimi i qytetarëve të Bashkimit Evropian ndaj dezinformimit dhe lajmeve të rreme është rritur me tetë pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.
Sipas raportit, rreziku është më i lartë në vendet me media të polarizuara, nivel më të ulët të edukimit mediatik ose pabarazi të theksuar ekonomike.
Gen Zette e cilëson këtë si një “operacion të qetë ndikimi”, duke shtuar se ekzistojnë lidhje të dokumentuara jo vetëm me interesat shtetërore serbe, por edhe me rrjete të lidhura me Rusinë dhe individë të përmendur në hetime për krim të organizuar në rajon.
The GeoPost

Alarm në Serbi: A po përgatitet regjimi i Vuçiqit ta shpallë lëvizjen studentore “terroriste”?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
“Zgjedhjet, dhuna dhe liria e shprehjes”, Këshilli i Evropës alarmon për demokracinë në Serbi
“Pa nënshkrim dhe vulë”: Si manipuloi regjimi i Vuçiqit raportin rus për “topin zanor”
Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin