Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Raportohet se SHBA-ja dhe Irani kanë arritur marrëveshje në parim për zgjatjen e armëpushimit

The Geopost May 29, 2026 3 min read
Share the news

Disa media amerikane dhe ndërkombëtare kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë arritur një marrëveshje në parim për ta zgjatur armëpushimin e tanishëm, dhe se ajo duhet ta marrë dritën e gjelbër nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Reuters raportoi të enjten vonë, duke cituar katër burime, se marrëveshja do ta zgjasë armëpushimin edhe për 60 ditë të tjera dhe do ta mundësojë qarkullimin e lirë në Ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërkohë që negociatorët vazhdojnë t’i shtjellojnë çështjet më të vështira, siç është programi bërthamor i Teheranit.

Ky lajm vjen mes raportimeve nga agjencitë iraniane të lajmeve se forcat e vendit kishin nisur të enjten sulme me raketa, të cilat fillimisht besohej se ishin të shtëna paralajmëruese, drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi se kishte vendosur sanksione të reja ndaj tregtisë së naftës ushtarake të Iranit, duke synuar tetë anije të përfshira në transportimin e produkteve iraniane të naftës drejt tregjeve globale.

Megjithëse kjo nuk do të ishte marrëveshja më gjithëpërfshirëse e armëpushimit që Trump kishte thënë se SHBA-ja po kërkonte, marrëveshja e re – nëse konfirmohet – do të ishte hapi më i madh drejt paqes qëkurse SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, të cilat çuan në përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Reuters tha se Trump ende nuk e ka miratuar marrëveshjen, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentojë.

Megjithatë, nënpresidenti JD Vance u tha gazetarëve se Uashingtoni “nuk ka arritur ende në atë pikë” në bisedimet me Teheranin, por se palët janë afër.

“Është e vështirë të thuhet saktësisht kur ose nëse presidenti do ta nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit. Po diskutojmë ende për disa pika të formulimit”, tha Vance.

“Nuk mund të garantoj se do të arrijmë deri aty, por tani për tani ndihem mjaft optimist”, shtoi ai.

Teherani nuk i ka komentuar këto raportime, të cilat u bënë fillimisht nga Axios. Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim, tha se teksti i marrëveshjes ende nuk ishte finalizuar ose konfirmuar.

Mes të tjerash, AFP, dpa, CNN, The New York Times, Fox News dhe CBS News cituan burime që thanë se ishte arritur një marrëveshje në parim për zgjatjen e armëpushimit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, refuzoi të konfirmojë marrëveshjen, por u tha gazetarëve se “ndoshta i kemi bazat e një marrëveshjeje”.

Axios raportoi se kushtet e marrëveshjes ishin finalizuar kryesisht të mërkurën, por shtoi se për të dyja palët nevojitet miratimi nga udhëheqësit e tyre politikë.

Armëpushimi 30-ditor SHBA-Iran hyri në fuqi fillimisht në fillim të prillit, dhe para se të skadonte Trumpi vendosi ta zgjatë atë për kohë të papërcaktuar./REL

Tags: Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët
Next: BE i reagon ashpër Serbisë pas marrëveshjes me Kinën

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

The Geopost July 16, 2026
SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh 1 min read
  • Botë

SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

The Geopost July 16, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026
Franca dhe Ukraina dakordohen për blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit 2 min read
  • Botë

Franca dhe Ukraina dakordohen për blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit

The Geopost July 15, 2026
Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej

The Geopost July 14, 2026
Parlamenti Evropian: Rusia, Kina dhe Bjellorusia përbëjnë kërcënimet kryesore hibride për BE-në 4 min read
  • News

Parlamenti Evropian: Rusia, Kina dhe Bjellorusia përbëjnë kërcënimet kryesore hibride për BE-në

The Geopost July 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.