Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Rusia kryen sulm masiv ndaj Kievit, goditet edhe rezidenca e ambasadorit të Shqipërisë

The Geopost May 24, 2026 2 min read
Share the news

Rusia ka lëshuar qindra raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Në mesin e caqeve të goditura është edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, bëri të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Si pasojë e sulmit në Kiev, që është një ndër më të mëdhenjtë të kryer, janë vrarë të paktën dy persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet.

“U godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!”, thuhet në deklaratën për media të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Ernal Filo është përfaqësuesi i Shqipërisë në Kiev. Shqipëria hapi për herë të parë Ambasadën e saj në Kiev në tetor të vitit 2024. Filo ka shërbyer më herët si ambasador në Mal te Zi.

Pas ngjarjes, ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme për shpjegime.

Ministria tha se shënjestrimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Shqipëria përsërit thirrjen ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Ministria e Jashtme tha po ashtu se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës, duke përsëritur mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainë.

Sulmi rus në Kiev me dronë dhe raketa është një prej më të mëdhenjve në kryqytetijn ukrainas. Si pasojë e breshërive të sulmeve, të paktën dy persona raportohet se janë vrarë, teksa numri i viktimave pritet të rritet.

Ushtria ukrainase tha se të paktën 700 dornë dhe raketa u përdorën gjatë sulmit rus. Kryetari i Kievit, Vitali Klitshcko, tha se më shumë se 44 persona janë plagosur.

Sulmi vjen pas paralajmërimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që tha se një sulm masiv mund të ndodhë, duke u bërë thirrje njerëzve që të strehoheshin.

Raportime të pakonfirmuara thonë se Rusia mund të ketë përdorur raketën e re hipersonike, e aftë të bratë koka bërthamore, të quajtur Oreshnik. Nëse konfirmohen këto raportime, atëherë do të ishte hera e tretë që një raketë e tillë përdoret ndaj Ukrainës, dhe hera e parë që përdoret ndaj Kievit./REL

Tags: Rusia Shqiperi Ukraina

Continue Reading

Previous: Incident i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari qëllohet për vdekje nga Shërbimi Sekret
Next: SHBA miraton shitjen e sistemit raketor HAWK për Ukrainën, me vlerë 108 milionë dollarë

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026
Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026
Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese

The Geopost August 26, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.