Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”

The Geopost April 15, 2026 2 min read
Share the news

Në Swiss Diamond Hotel është mbajtur të mërkurën konferenca ndërkombëtare “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit – Perspektiva nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, diplomatëve dhe ekspertëve të komunikimit.

Ngjarja u organizua nga Ambasada e Finlandës në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe Konsullatën e Norvegjisë në Prishtinë, dhe me partnerët nga Kosova, The Geopsot dhe Hibrid.Info

Konferenca u hap me fjalë rasti nga ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Në fjalën e tij kryesore, eksperti i komunikimit strategjik dhe gazetari Markku Mantila trajtoi temën e reagimeve strategjike ndaj ndikimit në informacion, duke theksuar sfidat në rritje që lidhen me përhapjen e dezinformatave.

Programi i konferencës përfshiu diskutime të moderuara dhe sesione pyetje-përgjigje me ekspertë ndërkombëtarë, ndërsa një nga momentet kryesore ishte paneli mbi ndërtimin e qëndrueshmërisë shoqërore ndaj dezinformimit dhe ndikimit të huaj informativ (FIMI).

Në panel morën pjesë ekspertë si Saara Jantunen-Paju, Saara Salomaa, ligjëruesi dhe gazetari Dren Gerguri, si dhe gazetarja hulumtuese Jessikka Aro, e cila ndau përvojat e saj në ekspozimin e luftës informative.

Pas pjesës plenare, konferenca vijoi me një sesion punëtorie të fokusuar në forcimin e edukimit medial përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse shoqërore.

Punëtoria prezantoi modelin finlandez të edukimit medial, duke theksuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sistemit arsimor, mediave dhe shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit diskutuan mundësitë e përshtatjes së këtij modeli në kontekstin e Kosovës, duke identifikuar sfidat aktuale dhe hapat e nevojshëm për rritjen e rezistencës ndaj dezinformatave.

Konferenca synoi të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ofrojë praktika konkrete për përballimin e sfidave të epokës digjitale, ku dezinformimi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si kërcënim për demokracitë moderne.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia
Next: Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur

The Geopost July 16, 2026
Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”? 6 min read
  • Ballkan

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

The Geopost July 16, 2026
Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit 1 min read
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026
Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq 2 min read
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq 1 min read
  • Ballkan

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne 2 min read
  • Ballkan

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.